Rama: Ura e Madhe, shëmbëlltyrë e ambicies së qeverisë për Kukësin

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa pamje nga Ura e Madhe e Kukësit. Ura u hap për qytetarët ditën e djeshme (4 nëntor 2024)

Ura e Madhe e Veriut, është një shëmbëlltyrë e ambicies së qeverisë për Kukësin thotë kryeministri Edi Rama, e cila zgjidhi përfundimisht nyjën e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drini.

“Ky është një realitet i ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra. Ura do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Ura e harkuar me strukturë çeliku peshon rreth 5000 ton dhe nuk ka këmbë. Ajo ka kushtuar rreth 40 milion euro dhe konsiderohet një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 27 vjeçar

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 27 vjeçar