Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës me një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet e tij sociale se kjo është një fitore domethënëse për Kurtin. Më tej Rama uron që ky mandat të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë, Kurti fiton me 49.3%, drejt formimit të qeverisë i vetëm! PDK forcë e dytë me 21%, LDK 13.59%












