Ishin me qindra personat që humbën shtëpinë e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e mes tyre ishin edhe çift Shaqir dhe Nurie Herri, nga Maminasi. Por sot, çifti i të moshuarve gëzojnë një strehë të re mbi kokë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar mirmëngjes këtë të mërkurë me videon e tyre.
"Mirëmëngjes dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama krahas videon.
Shaqir Herri, i paralizuar, tregon se kur tërmeti, në pamundësi për të lëvizur, ndenji në krevat, bashkë me gruan duke pritur që lëkundja të mbaronte. Ai falënderon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për shtëpinë e re, për të cilën tha se u ndërtua në kohë rekord.
"Na ra tërmeti, na dëmtoi jashtë mase, na frikësoi jashtë mase, unë jam i paralizuar. Kemi ndenjur në strehë, njeri nuk kishim. Punëtorët që solli shteti e sheshuan vendin dhe e bënë gati, shumë faleminderit prej shtetit, na thanë që do e bëjnë shtëpinë shumë shpejt dhe e bënë dhe unë sot jam këtu. Këtë që e ka bërë Edi Rama, nuk e bën dot kush", tha ai.
Bashkëshortja e tij, Nurie Herri, tha se pas tërmetit, ata kishin fjetur jashtë, por me ndërtimin e shtëpisë së re, thotë se ndihet sikur ka rilindur.
"Plakut i thash mos lëviz se ai nuk ecën dot, i thash vër jastëkun në kokë. Në darkë pastaj kemi ndenjur përjashta, mora një krevat portativ dhe e vura plakun aty. Kisha frikë se mos këputej soleta dhe na binte se mure pa hekur ishin ato. Shumë faleminderit shtetit, sikur kemi lindur për së dyti, shyqyr që kemi futur kokën brenda", tregoi ajo.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama takim me të rinjtë në Vlorë: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ja dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat me BE gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
‘Na bëhet qejfi që të shohim se punojnë dhe të dielën këta’/ Rama shkëmben batuta me vlonjatin: E hodhe helmin hë
23 Mars, 16:04
-
FOTOLAJM/ 'Kujt s’ja gjetën vlonjatët', dhurata që surprizoi Ramën sot në Vlorë... një buf kënete
23 Mars, 14:58
-
Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
23 Mars, 14:22
-
FOTOLAJM/Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pasaportën e BE-së
23 Mars, 14:09
-
‘Kërkesat për investim janë rritur’/ Rama për aeroportin e Vlorës: Nuk keni parë gjë akoma, projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit do rrisë ndjeshëm të ardhurat
23 Mars, 13:28
-
Takimi i Ramës me 100 të rinj demokratë, FRPD: Nuk na njollosin disa individë që për arsye personale janë joshur për t'u bashkuar me 'bandën' tënde
23 Mars, 12:34
-
“Po bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes'/ Rama operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin
23 Mars, 11:31
-
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi (VIDEO)
23 Mars, 10:56
-
Ndreu: Hotelet që s’kanë stacione, s’do vendosin shezlongë! Kryeministri ma përmend shpesh ‘njollën e policit’
23 Mars, 10:42
-
'Bëni hile, fund informalitetit në turizëm në 2026'! Rama 'dush të ftohtë' operatorëve në Vlorë: Deklaroni netët e fjetjes, nëse s'doni inspektorët te dera! Ja plani (VIDEO)
23 Mars, 10:33
-
Rama e mbyll takimin e Vlorës me batuta: Damiani është kokëfortë, nuk është dakord me mua
23 Mars, 10:18