TIRANE - Urimi i kryeministrit të vendit Edi Rama për Vitin e Ri 2015, ka ardhur në një formë të veçantë, ndryshe nga vitet e tjera. Kreu i qeverisë ka zgjedhur t’i urojë më shumë mbarësi shqiptarëve në këtë vit të ri, përmes tingujve të muzikës tradicionale të vendit tonë të cilat për herë të parë u luajtën në Vjenë në koncertin për ditën e Vitit të Ri.
“Qoftë i mbarë për të gjithë ky vit i nisur bukur me tingujt e muzikës shqiptare në Koncertin botërisht të famshëm të Vienës ditën e Vitit të Ri!”, shkruan kryeministri Rama.
Ishte shqiptari me origjinë nga Gjakova e Kosovës, Shkëlzen Doli, i cili si pjesë e filarmonisë të këtij koncerti, solli mozaik muzikor me motive shqiptare. Me tingujt e luajtura magjishëm prej tij, gjithë bota pati mundësinë të dëgjojë muzikë shqiptare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO