Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re në Kosovë, e cila u formua nga koalicioni LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin. Rama duke i uruar suksese qeverisë së re por dhe opozitës të zhvillojnë misionin e tyre në shërbim të popullit. Rama shprehet se kjo ka qenë një periudhë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratike të Kosovës, por që e ardhmja t'i gjejë qeveri e opozitë së bashku me punë të mira.
"U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën", shkruan Rama.
Qeveria e re u mandatua pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvend nisur nga LDK, që ishte aleati i tij në qeveri.

Lajmi kryesor:
Avdullah Hoti kryeministër, politika shqiptare uron qeverinë e Kosovës: Suksesi interes kombëtar
Komente

