Tirane- Krerët e shtetit dhe të politikës shqiptare përcollën urimet për Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e Amerikës të mbajtura më 5 nëntor. Ndër të tjerë mesazhe urimi kanë përcjellë presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama,ministra të kabinetit qeveritar dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane për Shtëpinë e Bardhë. Rama shkruan se ishte një fitore e jashtëzakonshme, ndërkohë shpreh mirënjohje për bashkëpunimin me presidentin Biden dhe mezi pret të punojë me Trump për zhvillimin dhe prosperitetin.
'Urime për @realDonaldTrump në këtë fitore të jashtëzakonshme
Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm', shkruan Rama në X.
Congratulations to @realDonaldTrump on this remarkable victory????????
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2024
It ëas a true honor to ëork alongside the 46th President of the United States to strengthen the bond betëeen our tëo countries. I look forëard to the great privilege of ëorking ëith the 47th President to further… pic.twitter.com/mg6lniTER4
Në lajmet në zhvillim janë të gjitha urimet e krerëve të lartë të shtetit shqiptar por dhe drejtuesve të tjerë të politikës në Shqipëri.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se bashkëpunimi me SHBA-në është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla:
'Urime Presidentit të zgjedhur të SHBA Donald J. Trump
Bashkëpunimi me SHBA është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.'
Kryetari i PD-së Sali Berisha uroi fitoren e Donald Trump.
Donald Trump triumfoi!
Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.
Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij, nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.
Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në platformën X, Presidenti Begaj shkruan se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime për fitoren në zgjedhje, Donald Trump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, shkruan ai.
Congratulations on your election victory, @realDonaldTrump!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 6, 2024
Albania cherishes our longstanding friendship and strategic partnership, and I look forward to strengthen further this bond of cooperation.
????????????????
IPo plas nga inati. Babai i tij teologjik ra. Soros do shpallet organizate e paligjshme, mbajeni mend. I dha Sazanin por sdo kete meshire mbi te, qe eksperimentet e Soros i beri mbi Shqiptaret. Do te kalbet ne burg dhe aty do ngordhe si qen.
PërgjigjuMondi, nëse mendon me të vërtetë kështu, me vjen keq ta them por je komplet gomar... respekte