Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka komunikuar se po vijon prishja e ndërtesave pa leje përgjatë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Kryeministri i ka konsideruar çibane ndërtesat të cilat pengojnë realizimin e një hyrjeje me standarde për kryeqytetin.

"Vijon shkulja e çibaneve mbi trupin e rruges se Elbasanit ne TR per te realizuar nje hyrje me standarde ne kryeqytet", shkruan Kryeministri Raman në Facebook.