Vila qeveritare në Sarandë nuk do të jetë më pronë shtetërore, pasi do t’i kalojë Bashkisë Sarandë me qëllim që të kthehet në EkoKampus me kopshte dhe shkolla të gjelbra dhe mjedise komunitare. “Për çfarë na duhet vila qeveritare në Sarandë? Do e bëjmë kampus arsimor. Vila do të bëhet kopsht dhe pranë saj do të ndërtohen dhe shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze. Do të jetë një shembull i rilindjes urbane”, u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral në Konispol.
Sot në Sarandë, në prani të kryeministrit Edi Rama u prezantua projekti për ndërtimin e këtij kampusi, e projektuar si një qendër moderne edukimi dhe rekreacioni.
EkoKampus Saranda përfshin të gjithë ciklin e arsimit parauniversitar, duke filluar me kopshtin, shkollë 9-vjeçare dhe shkollën e mesme. Terrene sportive, fusha të lojërave me dorë, amfiteatër, parkim i nëndheshëm, palestra, pishinë, hapësira komunitare janë elemente të projektit. Një sipërfaqe të konsiderueshme në projektim e zë parku. Risi e projektit është përdorimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë së gjelbër.
Një model cilësor jo vetëm për arsimin, por edhe për të kuruar një trashëgimi shumë të rënduar urbane, e cilësoi Rama këtë projekt. “Është e domosdoshme të çelim një fazë të re në pikëpamje të shërbimit për fëmijët këtu në Sarandë dhe faktikisht, gjëja më e mirë na u duk që vilën qeveritare dhe të gjithë parkun përreth saj, ta transformojmë në një hapësirë për të ndërtuar një model krejtësisht të ri të shërbimit”, tha Rama.
“Shkollat e gjelbra” është një projekt tepër ambicioz i qeverisë në fushën e arsimit, financimi i të cilit mund të shkojë deri në 130 milionë dollarë. “Sigurisht është një sfidë edhe për sa i përket financimit, por besoj që ne duhet ta vendosim këtë kampus si një prioritet absolut, sepse jo vetëm që do të na japi mundësinë t’ju shërbejmë ashtu siç duhet një numri shumë të madh fëmijësh dhe familjesh, por jam i bindur do të krijojmë atë impakt për të cilin fola”, tha kryeministri.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO