Pasi ka përfunduar shpërndarjen e 1001 lejeve të legalizimit në zonën e ish-kënetës në qytetin e Durrës, kryeministri i vendit Edi Rama, zhvilloi një vizitë “blitz” në sheshin qëndrorë të këtij qyteti ku po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e tij.
I shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Kryeministri Rama ka parë nga afër ecurinë e punimeve në sheshin “Iliria”. Punimet në këtë shesh, kanë pak kohë që kanë nisur dhe kanë për qëllim rivitalizimin e sheshi i cili është kryesori dhe më i madhi në qytetin bregdetar.
Rama duket se po i inspekton shpesh punimet në këtë shësh pasi në ditën e verës, më 14 mars, ai anulloi pjesëmarrjen në një aktivitet të planifikuar në Tiranë, duke ndaluar në Durrës ku pa nga afër ecurinë e punimeve në sheshin “Iliria”.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com