Rama vizitë të palajmëruar
në doganën e Kapshticës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë të papritur në doganën e Kapshticës në Korçë. Në këtë takim ai ishte i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali si edhe nga zëvendëskryeministri Niko Pelshi.
KORÇË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë të papritur në doganën e Kapshticës në Korçë. Në këtë takim ai ishte i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali si edhe nga zëvendëskryeministri Niko Pelshi. Pas kësaj vizite, kreu i ekzekutivit zhvilloi disa takime të tjera në qytetin juglindor të vendit. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Rama është ndalur dje në Qendrën Kulturore të Fëmijëve për të vijuar më pas në zyrën e punës dhe për të përfunduar tek shtëpia e të moshuarve.
Gjatë vizitës së parë, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, duke folur edhe si ish-kryetari Bashkisë së Korçës theksoi se në kohën kur drejtonte Bashkinë e qytetit jug-lindorë ka kërkuar vazhdimish që qendrën kulturore të fëmijëve ta kalonte nën kompetencën e pushtetit vendor, por nuk është pranuar. “Bashkia vazhdimisht e ka kërkuar që ky institucion të menaxhohej nga pushteti vendor”,- tha Peleshi. Në vizitën e dytë në Qendrën e Punësimit, ministri Erion Veliaj hodhi idenë e vendosjes së një zyre të tillë më pranë qytetarëve që të mund të kryej funksionin si duhej.
“Ne këtu kemi bërë si sanduiç tre funksione që as një herë nuk funksionojnë siç duhet. Qenda e funksionimit profesional nuk ka hapësirën e duhur, zyra e punës është në periferi të qytetit dhe ideja është që qendra e formimit profesional ta përdori të gjithë këtë godinë për kurse non-sotp, ndërsa zyra e punës të dali në një ambient publik të aksesueshëm për qytetarët”,- tha Veliaj. Por ndryshe nga këto dy godian, qendra e përkujdesit të të moshuarve u përcaktua si një qendër model. “Tani jemi të gjithë krenar se kemi qendrë apsolutisht më të mirë në të gjithë Shqipërinë. Do ti shërbej të gjithë Shqipërisë pasi është një model që jam i bindur se edhe ministri do ta aprovoj”,- tha Peleshi.
Këto vizita të përfaqësuese të qeverisë vijuan për dy dit në qarkune e Korçës pasi kreu i ekzekutivit, Edi Rama inspektoi dy dit më parë edhe kantierin e ndërtimit të rrugës Lin-Pogradec, aks kyç ky që ligj jug-lindjen e vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë. Në këtë vizitë Rama tha se fondet për ndërtimet e rrugve janë zhbllokuar dhe se kompania e ndërtimit duhet tani që të respektoj kontratën.
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2268
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03