Rama vizitë dy ditore në Kinë: Për projekte në infrastrukturë dhe energji

TIRANE,  8 Shtator/ATSH/- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë në datat 10 dhe 11 shtator.
Lajmi u konfirmua nga shefi i qeverisë shqiptare gjatë konferencës së sotme për mediat lidhur me situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë.
Kryeministri deklaroi se gjatë takimit me homologun e tij kinez, zotin Li Keqiang, pritet të diskutojnë për disa projekte të rëndësishme.
Për këto projekte, tha Rama kemi hapur kanalet e komunikimit.Ndërsa për vizitën zyrtare, shtoi ai, nuk ka asnjë ngut apo nevojë për të mos e kryer këtë detyrim sipas axhendës së planifikuar.
Kreu i Ekzekutivit, pritet të drejtojë të mërkurën, më 10 Shtator sesionin interaktiv "Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese" në Forumin Ekonomik Botëror në Tianjin, Kinë.
Kryeministri Rama po ashtu pritet që ditën e enjte, 11 Shtator, të mbajë një leksion për studentët dhe akademiket në Universitetin e Financës dhe Ekonomisë në Tianjin, Kinë.
Më parë, Kryeministri Rama është takuar me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang, në kuadër të takimit me krerët e qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës më 26 nëntor të 2013-ës, në Bukuresht.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që Qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura. /a.gjonaj/./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris