Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Katar. Atje kryeministri është takuar me kryeministrin e Katarit Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi, ndërsa shkruan se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.

“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan ai.