Rama takim me Blinken në SHBA: Krenar që jemi aleatët tuaj! Sekretari i Shtetit: Të parët që na ndihmuat me afganët, në Këshillin e Sigurimit kemi çështje që do punojmë së bashku

Për 45 minuta, kryeministri Edi Rama dhe sekretari i shtetit Antony Blinken zhvilluan takimi në zyrat e Departamentit të Shtetit në Washington ku diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa shprehu shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën kohore 2022-2023, Blinken tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese.

Një gjest i veçantë i kryeministrit Edi Rama ka lënë mbresa tek Blinken, ashtu siç e cilësoi ai. Sekretari i Shtetit vlerësoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare, si vendi i parë që ofroi strehë dhe mikpritje për refugjatët afganë. Kjo sipas Blinken tregoi vlerat e vendit tonë, mikpritjen dhe bujarinë.

Ai vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes mes vendeve.

“Është një kënaqësi e veçantë t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit këtu në Departamentin e Shteteve të Bashkuara dhe që na jepet mundësia të flasim për punën që Shqipëria deh SHBA po bëjnë sëbashku në kaq fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte. Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit në OKB. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë së bashku atje, por duhet t’iu them kryeministër atë që më ka mbetur mbresë e do më mbetet për një kohë të gjatë, fakti që, në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit refugjatët afganë dhe kjo është ekzaktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë që i ofruat një strehë të sigurt mbi 2.000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe po ashtu siç e thash në Këshillin e Sigurimit ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë sëbashku. Më vjen shumë mirë që iu kemi këtu. Pres me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë”, tha Blinken.

Kryeministri Edi Rama falënderoi Sekretarin Amerikan Blinken dhe shprehu kënaqësinë për takimin e zhvilluar në nisje të vitit, që shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Faleminderit shumë z.sekretar, është një nder që ndodhem këtu, sigurisht dhe kënaqësi që takohemi me ju në këtë fillim viti, i cili shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike, që u ndërprenë në mënyrë brutale për shkak se Shqipëria mori një drejtim tërësisht të ndryshëm për më shumë se një gjysmë shekulli, por ja ku jemi, sërish bashkë. Ne e vlerësojmë këtë miqësi, këtë marrëdhënie si gjën më të vyer. Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi për të kthyer atë ç’ka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë”, tha Rama.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më herët nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, në një sallë të mbushur me përfaqësues të 193 vendeve anëtare të OKB, Shqipëria organizoi një pritje gala në New York me rastin e fillimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

Pamje nga takimi i Ramës me Blinken

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Rama mbërrin në Departamentin Amerikan të Shtetit, takohet me Blinken

 Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku po zhvillon një takim me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Takimi zgjati 45 minuta

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 16/02/2022 01:40

    Vetum te hujte na thojn se jena krenare per ju, kur se populli shqiptare ashte ne skamje

    Përgjigju
  • hes: 15/02/2022 21:49

    e ka taku 26 her deri tani, vetem per afganet flasin, kthehu ne shqiperi o gje e trash se i le njerzit pa pune atje

    Përgjigju
    • Profesionist: 15/02/2022 23:10

      Pse ktej i ka me pune haha

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen