'Rindërtimi, AntiKÇK, mini-Shengen dhe dialogu Kosovë-Serbi' Rama takon Pompeon në DASH: Shqipëria besnikërisht e lidhur me SHBA

SHBA- Gjatë vizitës së tij në SHBA në cilësinë e kreut të OSBE-së, kryeministri Edi Rama është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbuluar temat e nxehta që ka diskutuar sot gjatë takimit me sekretarin Amerikan të Shtetit. "Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkruan Rama.

Gjatë vizitës në Amerikë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë në Uashington. Mbështetja amerikane për Shqipërinë ka qenë e madhe, sidomos në kohët e fundit me zbatimin e reformës në drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Rama: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë përpara! Edhe Ukraina me Rusinë janë në luftë por presidentët e tyre ulen bashkë

1580938708_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur nga SHBA nëKëshillin e Atlantik në SHBA, ku ndodhet për një vizitë në cilësinë e kryesimit të OSBE për krijimin e Shengenit dhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se dy vendet duhet të ulen për interesat e popujve të tyre, duke sjellë në vëmendje shembullin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Jam trajneri perfekt i njerëzve që nuk kuptojnë se nuk mund të ndërtosh paqe me të njëjtat instrumente me të cilat ku luftuar për liri. Ajo që po bëjmë janë bisedimet se sa e rëndësishme është të krijohet Shengeni. Çfarë dreqin duhet të mendosh se pse nuk kuptojnë që të lësh gjërat të shkojnë mirë është mirë për të gjithë. Grenell ka ngulmuar për heqjen e taskës mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo po na përgatiti për të qenë anëtarë të denjë të BE-së. Ne nuk mund të shkojmë askund nëse shohim se çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë përpara. Serbia duhet të njohë Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të punojmë së bashku. Për këtë nuk biem dakord të gjithë por kjo nuk është një arsye për të ngrirë asgjë. Edhe Ukraina me Rusinë janë në luftë por presidentët e dy vendeve ulen së bashku", tha Rama.

Ora 22:52
'Disa lexuan faktet, disa gazetat', Rama në SHBA: Shtyrja e negociatave, jo për fajin tonë

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me refuzimin e hapjes së negociatave në tetor, duke e cilësuar këtë jo për faj të Shqipërisë, por situatës që ishte krijuar brenda vendeve anëtare të BE. 'Disa preferojnë të lexojnë faktet në letra zyrtare dhe disa atë që shkruhet në gazeta' deklaroi Rama gjatë një interviste të zhvilluar në Këshillin e Atlantik në SHBA, ku ndodhet për një vizitë në cilësinë e kryesimit të OSBE. Rama e cilësoi hipokrizi të BE faktin që u justifikuan duke u kapur me gjërat që nuk shkonin dhe nuk vlerësui faktet dhe arritjet konktere që Shqipëria kishte kryer duke marrë dhe rekomandimin e Këshillit të Europës për hapjen e tyre. 'E dimë që kemi probleme, por s'po kërkojmë të jemi vend anëtar, por të hapen negociata' tha Rama.

I pyetur se kush është dallimi mes perceptimit dhe realiteti në Shqipëri, Rama u shpreh se Shqipëria ka probleme me korrupsion dhe krimin e organizuar, por kjo ka ardhur duke u përmirësuar me kalimin e viteve dhe se reforma në drejtësi është duke dhënë frytet e saj në pastrimin e gjyqësorit.

"Ne kemi probleme me krimin dhe korrupsionin, me transparencën e institucioneve, por të mos kishim këto probleme nuk do të ishim sot duke kërkuar  të bëhemi pjesë e BE. Këto probleme kanë ardhur duke u përmirësuar krahasuar me vite më parë, pasi është punuar shumë të ecim përpara dhe të krijojmë mekanizma të mirëfunksionimit sipas rregullave të BE. Reforma në drejtësi është një shembull. Kjo që po bëjmë tani drejtësia e re është reale, dhe është e mundur të realizohet. Ajo ka mbështetjen e  BE. Por integrimi nuk ka të bëjë më me ne, por me vetë vendet anëtare dhe këto ditët e fundit e treguan këtë gjë. Sigurisht ka një nivel hipokrizie pasi do të ishte më e sinqertë po të thoshin ju keni bërë progres, por ne nuk jemi gati për ju në këtë moment, kjo do të ishte më e lehtë. Ne kemi probleme por këtu nuk po flasim për t'u bërë vend anëtar por për të hapur negociatat dhe këtë gjë Shqipëria i ka bërë hapa e duhur. Këshilli i Europës rekomandoi hapjen e negociatave pasi u bazua në faktet e shkruara në letër, por disa preferojnë atë lexojnë atë që shkruhet në gazetë." tha Rama.

Ora 21:49
Këshilltari për sigurinë e Trump pret Ramën në takim: SHBA dhe Shqipëria të angazhuara në luftën kundër aktiviteteve dashakeqe të Iranit

Këshilltari për sigurinë e presidentit amerikan Donald Trump Robert C. O'Brien është takuar me kryeministrin Edi Rama.

"O'Brien ishte i nderuar të takohej me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ditën e djeshme. SHBA dhe Shqipëria ndajnë një angazhim të palëkundur dhe afatgjatë për të promovuar stabilitetin rajonal, përfshirë këtu përgjegjësinë për rritjen e fuqisë së NATO- s dhe luftën kundër aktiviteteve dashakeqe të Iranit", thuhet në njoftim.

Ora 21:26
'Rindërtimi, Anti-KÇK, minishengeni dhe dialogu Kosovë-Serbi', Rama pas takimit me Pompeon: Shqipëria besnikërisht e lidhur me SHBA

1580934656_ramama.jpg

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbuluar temat e nxehta që ka diskutuar sot gjatë takimit me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

"Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkruan Rama.

Ora 21:23
Mike Pompeo pas takimit me Ramën: Shqipëria aleati ynë dhe udhëheqës i sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Postimi i plote i Mike Pompeos

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka reaguar pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit. Pompeo e quan Shqipërinë aleat të SHBA për partneritetin e tij të palëkundur dhe rolin e saj si udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

"Kënaqësi të mirëprisja kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit sot, ku patëm një diskutim të frytshëm. Mirënjohës për aleatin tonë Shqipërinë për partneritetin e palëkundur dhe rolin e saj të lavdërueshëm si një udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor", shkruan Pompeo.

Ora 21:13
Zbardhet takimi i kryeministrit Rama me Sekretarin e Shtetit Amerikan Mike Pompeo: Mbështetje për anëtarësimin në BE

1580933678_Pompeo.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo priti të mërkurën në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G.VOA

Ora 16:14
Rama takon shqiptarin që jeton prej 22 vitesh në Amerikë: Nuk është Lali Eri është Erion tjetër... ky më mbron mua

SHBA- Kryeministri Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime me zyrtarë në Uashington ka publikuar një video të veçantë me një polic shqiptar i cili mban emrin e kryebashkiakut të Tiranës. Me batutë Rama qartëson se nuk bëhet fjalë për Erion Veliaj por për një Erion tjetër.

“Erioni nga Tirana, jo Lali po është një Erion tjetër i cili është prej 22 vitesh në Amerkë, ja ky më mbron mua”-thotë kryeministri.

Polici ka përshëndetur të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe dhe atë angleze. “Përshëndetje, mirë se erdhët në Amerikë.God Bless Albania”- thotë polici shqiptar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/02/2020 22:58

    Jo e ka fajin populli qe nuk ngrihet tju djeg te gjitheve ne parlament o maskarenj se keni ju fajin rrace bastardesh

    Përgjigju
  • Daku: 05/02/2020 22:54

    Edi ka shku me i fut nje darke me ngjala me Liken andej nga New Jersey. Kur ta kapni ju ata e kane mbyllur marreveshjen si do ta ndajne tepsien kete rradhe. Ehuuu nejseee

    Përgjigju
  • Bato: 05/02/2020 13:18

    Akoma me avazin. "E ka ftuar amerika, shokoni sa e duan". Sikur jemi te gjithe budallenj. E ftojne si shperblim per perzenien e iranianeve (pa shkak, per pordhe). Obama e ftoi dhe ky vajti per te kunderten. Dallkauke pa shtylle kirrizore.

    Përgjigju
  • Ben Tiroci: 05/02/2020 11:56

    Jepi Edo je i madh i pa pam Berish Bashe Bajge

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/02/2020 11:52

    Poshte Anerike rrofte Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve