SHBA- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e njësisë së re speciale Anti Korrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën Anti-KÇK. Teksa shtrëngon duart me administratorin e USAID Mark Green, Rama thotë se gjatë takimit është folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.

"Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës", tha Rama.

Postimi i plote i Edi Rames

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në SHBA, ndërsa do të pritet në një takim nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Gjatë vizitës në Amerikë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë në Uashington.