Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)

Memaliaj- Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij në jug të vendit me inspektime investimesh dhe takime me strukturat e PS-së.

Pas Gjirokastrës, kreu i qeverisë zbriti në Memaliaj të Tepelenës, ku vizitoi në mbrëmje edhe një fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”, një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS për qarkub Gjirokastër për zgjedhjet, kryeministri vizitoi fabrikën dhe u informua për këtë investim privat nga familja sipërmarrëse. 

Ai premtoi edhe ndihmë për eksportin e vajit të ullirit jashtë vendit, kryesisht në vendet arabike, pasi tregu i Evropës është më i vështirë. Gjithashtu kreu i qeverisë sugjeroi hapjen e një tjetër fabrike në rrethinat jugore, me qëllim që ullinjtë në zonat e Vlorës apo Fierit të mos shkonin dëm.

Dhe teksa piu kafen në shoqërinë e të pranishmëve, Rama nuk mungoi as batutat për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke marrë shkas nga historia që rrëfeu kryefamiljari me një shumë kompensimi në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur Basha ishte kryebashkiak.

Teksa qytetari i tregonte, kryeministri e ka shoqëruar edhe me ironi e të qeshura.

“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën, se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë, por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.

Kryeministri duke vijuar diskutimin iu drejtua Bashës me pyetje retorike:

“O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Po ku i çove lekët mo Lul?!”, dhe më tej kur dëgjoi qytetarin për shpullën, u shpreh se “është gjynah, nuk është ajo fytyrë për shpulla, por nëjse, të shkuara dhe të harruara”, duke vijuar ironinë për kreun e Demokratëve Euroatlantikë dhe qetësuar Bashën se "nuk do i ndodhte asgjë".

Kryeministri teksa informohej për investimin dhe problematikat, bëri edhe gëzuar me gotën e mbushur me vaj ulliri bio.

Kryeministri Edi Rama, sot në fabrikën e vajit të ullirit, në Memaliaj

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama nga Shkodra: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent

Rama nga Shkodra: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent