LEZHE-Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishi” në Blinisht të Lezhës kremtoi 80-vjetorin e krijimit, në një aktivitet që bashkoi mësues, nxënës, prindër, ish-punonjës të arsimit dhe autoritete vendore. Jubileu shënoi një moment të veçantë për të kujtuar historinë, traditën dhe kontributin e kësaj shkolle në edukimin e brezave në zonën e Zadrimës. Drejtoresha e shkollës, Gjyste Lufi, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit 80-vjeçar të “Pjetër Zarishit”, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e saj dhe në formimin e brezave të shumtë të nxënësve.

Të pranishëm në këtë aktivitet drejtori i DRAP Lezhë, Hasan Muça, dhe nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Anisa Mollaj, vlerësuan punën dhe përkushtimin e mësuesve e drejtuesve që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit arsimor.

Jubileu u shoqërua me një program artistik të përgatitur nga nxënësit, duke sjellë emocione dhe atmosferë festive në këtë 80-vjetor, që dëshmon traditën dhe rëndësinë e shkollës në jetën arsimore e kulturore të Zadrimës.Nderkohe nje pjese ish-drejtuesit te kesaj shkolle nder vite u vlersuan me çertifikate mirenjeheje per kontributin e dhene ne kete institucion arsimor.