TIRANE - “Nuk është hera e parë që eksponentë të dorës së dytë të së djathtës evropiane bëhen pjesë e fushatave denigruese ndaj opozitës shqiptare, krah për krah me Sali Berishën”. Ka qenë ky reagimi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas deklaratave të Berishës lidhur me imunitetin, të shprehura këto gjatë takimit me kreun e Grupit të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës, Luka Volonte.
Në një deklaratë për mediat, Rama shprehet se “sado të shpifë e shajë opozitën kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje t`i mbajë atij ndonjë i djathtë evropian, Partia Socialiste ka bërë në këtë vit politikë për integrimin evropian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë, aq sa asnjë opozitë s`ka bërë ndonjëherë më parë”.
“Përrallën e bllokimit të statusit nga opozita meqë socialistët kanë deklaruar se nuk votojnë në datën 6 gusht, zotërinjtë Berisha dhe Volonte mund t`ia tregojnë njëri-tjetrit apo atyre që u besojnë verbërisht, po asnjë shqiptari që shikon e që dëgjon me sytë e me veshët e tij”, thuhet më tej në deklaratë.
Kryesocialisti Edi Rama, e siguron opinionin publik dhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë se Partia Socialiste mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj: “Grupi parlamentar i opozitës do ta votojë pro kufizimin kushtetues të imunitetit, vetëm pasi të jenë diskutuar edhe ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara prej tij”.
Kryesocialisti gjithashtu i bën thirrje kryeministrit të heqë dorë nga ajo qe ai e cilëson “politika e shpifjeve e sharjeve ndaj opozitës” dhe t`i hapë rrugë pa humbur kohë debatit për pjesën ende të padiskutuar të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com