TIRANE - Kryeministri Edi Rama pasi përcaktoi fillimisht zonat në të cilat aleati Ilir Meta do të propozojë kandidatët e tij në zgjedhjet vendore është gati të dëgjojë kërkesat e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kreut të FRD-së, Bamir Topi. Negociatat që kryeministri do të zhvillojë me drejtuesit e dy partive pritet të zhvillohen brenda këtyre ditëve, pasi mazhoranca është e vendosur që të shpallë sa më shpejtë kandidatët e saj.
Rama ka marrë mëngjesin e djeshëm edhe dakordësinë e aleatit në mazhorancës Ilir Meta për zhvillimin e këtyre negociatave, menjëherë pasi firmosi me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin. Brenda kampit rozë, janë përcaktuar kandidatët që do të përfaqësojnë të majtën në zgjedhje me përjashtim të Tiranës e cila vijon të mbetet në dilemë dhe të zgjidhet vetëm pas përfundimit të sondazheve të brendshme.
/Shqiptarja.com