Mbi 360 milionë euro të shpenzuara në merkato nga Tottenham, por londinezët kanë dështuar sërish të marrin fitoren e parë në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Roberto de Zerbi u mposht me rezultatin 2-3 në javën e 5 të kampionatit nga Aston Villa. Talenti Manzambi, i blerë për mbi 60 milionë euro në Bundesligë, zhbllokoi shifrat për skuadrën mike, ndërsa më pas rrugën e rrjetës e gjetën Jackson dhe Buendia. Tottenham ndërkohë shkurtoi diferencat me mesfushorin Callagher, ndërsa më pas realizoi në shtesë me Van Hecke, por nuk mundi ta shmangë dot humbjen.
Për Tottenham kjo ishte humbja e 3 në kampionat, ndërsa ka grumbulluar vetëm 2 pikë, duke rrezikuar që të zbresë e fundit pas kësaj jave në Premier League. Për t’u theksuar se edhe kampionët e Europa League, Aston Villa, vinim pas një momenti të vështirë, ndërsa kundër Tottenham ishin 3 pikët e para sezonale.







Komente
Komento