Negociatat me BE/ Rama-Bashës: Lulëzim, të paktën deri në qershor ndale baltën nëpër Evropë!

Negociatat me BE/ Rama-Bashës: Lulëzim, të paktën deri në qershor ndale baltën nëpër Evropë!

Lulzim Basha dhe Edi Rama gjatë një takimi

Kryetari i PD Lulzim Basha kishte akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka iniciuar një fushatë shpifjesh dhe sulmesh ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum, që ka qenë kritik me qeverinë.

Basha tha se kjo ishte një fushatë e pistë e shfrytëzuar nga Rama, Veliaj dhe Tahiri dhe që bie ndesh me cdo vlerë demokratike dhe Europiane.

Por nuk ka vonuar edhe reagimi i Edi Ramës, që e akuzon kreun e opozitës se po baltos nëpërmjet deputetit gjerman dhe po dëmton vendin në prag të procesit delikat të hapjes së mundshme të negociatave zyrtare për antëraësim me vendet e BE-së.

Me këtë rast Rama i kërkoi Bashës që të paktën ta ndalte baltën deri në qershor, edhe kur do të vendoset nga BE-ja se çfarë do të bëhet lidhur me bisedimet me Shqipërinë.

Kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht. Gunther Krichbaum është një nga figurat më të nderuara, një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë, por ku funksionon shteti i së drejtës. Kritikat e Gunther Krichbaum i janë shprehur Ramës edhe nga shumë qeveri të tjera, por vend që të ballafaqohet dhe të reflektojë, Rama shpif me Fake Neës kundër tij. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate është që financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit që lidhen me Ramën, Veliajn dhe Tahirin. Me sulmet Rama vetëm shton radhët e deputetëve gjermanë që janë skeptikë. Shpreh neverinë time personale dhe të dënoj këtë fushatë shpifjesh kundër një njeriu të ndershëm.

Akuzat e Lulzim Bashës

 

Komenti i Edi Ramës në rrjetet sociale drejtuar Lulzim Bashës

Zoti kryetar i Partisë Demokratike!

Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!

Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Abuzoni si s’ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t’ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t’i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj. E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurrur. Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës!

I dashur Lulëzim,

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!

Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë.

Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon! Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time. Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje.

Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t’ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t’i fitoj betejat! Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isufi: 22/04/2018 20:47

    MIRE DO ISHE RAMA TI LUTET TAHIRIT PER NDALIMIN E TRAFIKUT TE DROGES DREJT ITALISE DERI NE QERSHOR SOT TJETER GOMONE U KAP ME NJE TON CANABIS

    Përgjigju
  • Ali: 22/04/2018 17:54

    O populli i Shqiperis. A e shihni kush esht Basha! Edhe Ma i keq Se qe ishte Millosheviçi per kosoven esht ki per Shqiperin.

    Përgjigju
  • Oooo: 22/04/2018 11:26

    Epo antishqipetar me te pa skrupullt se lulushja ,as greku me serbin nuk e ben.Na ka zene do i durojm!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 21/04/2018 22:13

    Super lobim paska bere bashuku ne Gjermani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar