Rama-Berisha përplasje ‘live’! Ish kryeministri: Po je burrë, hajde 5 minuta të tregoj sa të vlen lëkura! Kreu i qeverisë: S’meritoni përgjigje nga unë

Rama-Berisha përplasje ‘live’! Ish kryeministri: Po je burrë, hajde 5 minuta të tregoj sa të vlen lëkura! Kreu i qeverisë: S’meritoni përgjigje nga unë

Sali Berisha dhe Edi Rama

Teksa në fokus të Sali Berishës është vetëm çështja McGonigal, ish kryeministri që kërkon vazhdimisht shpjegim nga Edi Rama, e ka ftuar publikisht që të përballen ‘live’. Nga një studio televizive, u duk sikur po e sfidonte duke i thënë  që ‘të bëhet burrë’ e të përballet me të ose me Luçiano Boçin. Por kreu i qeverisë, i cili mungoi në seancën e sotme plenare dhe interpelancën ia delegoi ministres Elisa Spiropali, nga një tjetër studio u shpreh qartë se opozita nuk meriton asnjë përgjigje prej tij. Kryeministri Edi Rama tha se ka rënë shpesh në nivelin e tyre ndaj nuk do të përsërisë të njëjtat debate.

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha nga Tv Klan.

“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”, tha kreu i qeverisë nga zyra e kryeministrisë në një intervistë për Top Channel.

Kjo mund të konsiderohet një përplasje ‘live’ mes tyre duke qenë se në Kuvend nuk ishte asnjëri. Rama zgjodhi të mos merrte pjesë ndërsa Berisha është përjashtuar për 10 ditë për shkak të kaosit që shkaktoi në seancën e shkuar.

Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal është kthyer në ‘mollë sherri’ mes opozitës dhe maxhorancës. Demokratët duket se janë bashkuar pasi me të njëjtat argumente kërkojnë shpjegim nga kryeministri Edi Rama për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së, në praninë e Agron Nezës, person i cili akuzohet se i ka dhënë McGonigal 225 mijë euro dhe nuk i ka deklaruar.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VERI TARRASI: 03/02/2023 08:54

    O sali malok hajdut kriminel BAJGAEdi Rama është Burr me kultur e nuk meret me fundrina si ty mor monstër ktë duhet të kuptosh ti mor mLok i trash.

    Përgjigju
    • Astrit Prendi: 04/02/2023 22:37

      Shume mire qe z Rama e kondideron njeri ne edujate e kulture,por me habit fakti se kultura juaj personale nuk shfaqet asgjekundi ne asnje rresht ku ke shkruar ti zoteri.Se pari juve zoteri tregoni se jeni i keqedukuar qe ne vegjeli ,kjo duket qarte ne shprehjet qe perdorni"malok",behu pak me I edukuar,se pari lexo e nxjerr kuptimin e fjales"malok",te rezulton nje fjale qe ne gjuhen Shqipe nuk ekziston.Te flases pastaj me fjalen Shqipe "Malsor" ,juve jeni shume larg tyre ,ne edukate,kulture e histori.Nejse ,fatkeqsisht ai vend Shqiponjash ofendohet nga baltagjite e knetaret.

    • Nexhi kafsha: 04/02/2023 18:11

      Kush mbron saliun eshte si ai vet.vrases hajdut tradhtar.dilni nga kafazi qe ju ka futur sala dhe krijoni boten tuaj te mendimit dhe mos i merrni te gatshme ato cfar ju servirin

    • Nexhi: 03/02/2023 14:07

      Po si nuk keni turp qe mbroni Edi Ramen.e shpopulloi shqiperine,vodhi tokat e pronareve ne bregdet,privatizoi portin e Durrsit me bo pallate me paret qe po i vjedh popullit..pensionistet po vuajn me 8000 leke pension..Rama eshte super kriminel,hajt qe po shfrytezon popullin e vete...kush e mbron eshte hajdut si ai vete. Turp te keni gjakpirsa te popullit..po vjen ora te lani gjynahet e popullit????????????

    • Edi: 03/02/2023 12:18

      O legen po pse shan salen kur njani ma mut se tjetri, edi Rama do ndjeket per krime penale , kontrat me Kinen ilaqe fallco miliona lek , qe populli shqiptar I konsumon

  • timi: 03/02/2023 08:36

    shume frikacak

    Përgjigju
  • xhemal: 03/02/2023 06:49

    Cudia me e madhe eshte se si ka mundesi qe nje vrases te kete kaq budallenj ti shkojne pas.kjo eshte nje anomali shqipetare.

    Përgjigju
    • Dakord: 03/02/2023 08:35

      Sepse kane qene perfitues. Nuk jane budallenj, jane bashkefajtore

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot