Rama-Meloni hodhën poshtë akuzat për marrëveshjen/ Nesturi në 'Repolitix': Zgjasim dorën sepse na e kanë zgjatur! Çaça: Në Shqipëri po bëhet eksperiment

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, paraditen e 5 qershorit vizitoi Portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit ku do të funksionojnë dhe dy strukturat pritëse për migrantët, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë ddhe Italisë dy vendeve, e cila ka provokuar debate të shumta në të dyja shtetet.

Takimi dhe marrëveshja e tyre u diskutua në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme në studio me deputetin socialist Lavdrim Krashi dhe analistin Plator Nesturi dhe kreun e LRE, Arian Galdini.

Deputeti Lavdrim Krashi për gazetarin Denis Minga sqaroi se emigrantët që do të strehohen në Gjadër do i nënshtrohen legjislacionit iitalian.

'Jemi përpara një marrëveshje që në Shqipëri pak rëndësi i jepet. Ne kemi prodhuar emigracion këto 30 vite. Kemi qenë përfitues të emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Koha e komunizmit kur ata që largoheshin ishin armiq ka përfunduar. Emigracioni nuk është gjë e keqe. Konventat janë respektuar me këtë marrëveshje. Janë shumë të ndryshme me Ruandën.  Fluturimet drejt Ruandës nuk do ndodh para zgjedhjeve por nuk dihet më tej. Ka ngjashmëri por është edhe e ndryshme. Thelbi është marrëdhënia mes qeverive, njerëz të caktuar do vijnë dhe do i nënshtrohen legjislacioni italian në Shqipëri', tha Krashi.

Analisti Përparim Çaça thotë se kjo marrëveshje i intereson shumë Melonit në kuadër të zgjedhjeve në Parlamentin Europian, ndërsa për Shqipërinë është veprim eksperimental.

'Jemi në prag të implementimit të marrëveshjes, ku në gusht do vijnë emigrantët e parë. Është në vazhdën e veprimeve eksperimentale që bëhen në vendin tonë. Kemi pasur një klasë politike që themi gjithnjë po. Armët kimike mos ngatërroni me protestën. Klasa politike ishte dakord që të vinin pastaj pati një protestë dhe nuk ndodhi. Në rastin konkret është lojë politike nga Italia dhe po i shkojmë prapa. Meloni i intereson shumë, zgjidhja e problemit të emigracionit në Itali. E zgjidh vetëm 2% problemi e emigrantëve në Itali.

Ama kemi pasur rol pasiv të BE për këtë marrëveshje. Mund të jetë hapi i parë i disa marrëveshjeve që mund të bëhen nga vende të tjera. Këtu nuk është se po na vijnë italianët. Italia është në hall nuk i mban në shtëpi të vet, pse ky eksperiment duhet të bëhet në Shqipëri, duke qenë ne vend eksperimental. Është qasje që nuk themi jo, qasje inferioriteti', shprehet Çaça.

Ndryshe ka mendim analisti Plator Nesturi, i cili beson se fluksi 3 mijë vende është i menaxhueshëm dhe nuk do të ketë probleme.

'Nuk ka ndonjë problematikë të madhe, është e menaxhueshme. Duke  i zbatuar pikat një mbë një. Duhet marrë një background se çfarë ka ndodhur. Jemi në një situatë ku BE është në krizë të thellë. Këto lloj parametrash të zhvendosjes së popullësive janë të ngjashme me ato që kanë ndodhur në Perandorinë Romake. I shpërndante Roma në vend të ndryshme dhe i shërbente. Nëse në BE ka 500 mijë qendra pritëse, kemi një super mbushje në jugun nga vijnë dhe është e papërballueshme dhe nuk po gjen zgjidhje. Kjo pa dyshim e përcakton Italinë që të gjej zgjidhje ekstra, siç do të bëjë Anglia me Ruandën. Ajo çfarë them, në këtë kuadër Shqipëria po bën rolin e vet për shumë arsye. Zgjasim dorën sepse na e kanë zgjatur dorën', theksoi Nesturi.

I ftuar në studio, Kreu i LRE, Arian Galdini bëri veprimin e pazakontë teksa u ul në mes të studio, nxorri një shami pasi duhet të qajmë të gjtihë për Ramën dhe Meloni të cilët sot në konferencë vetëm u ankuan se i paskan hedhur baltë.

'Kam një shami dhe i  ftoj të gjithë shqiptarët të qajmë për këta dy njerëz shikoje pak foton sa interesante pamja e fotos. I thotë të gjitha fotoja. Kemi parë sot pëmbylljen e një marëveshje dhe 1 orë e gjysëm spektakël dhe kryeministrja po qanin së bashku se u është hedhur shumë baltë për shkak të vuajtjes së madhe që i ka shkaktuar opozita italiane e Melonit dhe opozita shqiptare.

Imagjinoni sa po vuajnë këta të dy, dy kryeministra që kanë dhjetra ministra që punojnë për ta. Kanë mijëra njerëz në administratë publike, drejtorë specialistë, dy njerëz që shtetet e dy vendeve punojnë për këta,. Këta po vuajnë shumë se po u hidhet baltë dhe marrëveshja qenka për vuajtjen e atyre që do vijnë. Këtë foto do e keni bërë pasi keni lexuar shkrimin tim.'

Shqipëria narkoshtet?

Emisoni investigativ Rai3 për marrëveshjene emigrantëve, sipas të cilit Shqipëria evidentohej si narkoshtet është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama si 'baltë e hedhur në dëm të Shqipërisë e cila u shpreh e gatshme për të ndihmuar Italinë për përballimin e flukseve emigratore  

Analisti Nesturi pranon se ka grupe kriminale dhe e vetmja zgjidhje është forcimi i institucioneve.

'Kemi grupe kriminale pa dyshim. Ajo që është problematike janë personazhe mes vijës se legales dhe ilegales. Goditjet që janë dhënë dhe shpesh edhe korrupsioni është i lidhur me struktura të krimit. E vetmja rrugë është forcimi i institucioneve.'

Për Çaçën akuzat janë të ekzagjeruara por jo pa vend.

'A janë kaq të strukturuara sa menaxhojnë krimin në gjithë Europën? Duket pak e ekzagjeruar por jo pa vend pasi kanë shkuar deri në Amerikën Latine. A joshet politika? Absolutisht po. Kur jemi dhe vend i vogël kjo bëhet edhe më e prekshme. Në krye të këtij grupi kriminal të jetë kryeministri shqiptar është e ekzagjeruar. Gazetaria ka dyshimin për të kryqëzuar informacion, nuk është prokurori. Por për të bërë investigim gazetaresk, mendoj se ishte produkt shumë i mirë gazetaresk. SPAK mund të ketë indicie, por duhet të shkojë tek provat. Baltat e të tjera janë ekzagjerim', shton Çaça.

Kryeministrja Meloni deklaroi në konferencën e 5 qershorit në Shëngjin se strukturat, në Shëngjin dhe Gjadër do të jenë të gatshme në fillim të muajit gusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Galdini bën veprimin e pazakontë në 'Repolitix', ulet në mes të studios: Të qajmë për Ramën dhe Melonin

Arian Galdini bëri një veprim të pazakontë në emisionin Repoltiix mbrëmjen e sotme, teksa po analizonet konferencën e sotme Rama-Meloni nga kampi i refugjatëve në Shëngjin.

Galdini u ul në mes të studios dhe në mënyrë ironike nxori një shami duke ftuar shqiptarët të vajtojnë. Kjo pasi sipas tij, Rama dhe Meloni sot vetëm u ankuan se ndaj tyre ishte hedhur baltë dhe nuk dhanë asnjë sqarim lidhur me marrëveshjen për ardhjen e refugjatëve.

'Më duket interesante, kemi mbërritur tek ndihma që kërkon një motër esktra small nga një vëlla ekstra large. Po i qajmë hallin Italisë.  

Do kisha marrë shami dhe qava rrugës kam vetëm një shami. Kam një shami dhe i  ftoj të gjithë shqiptarët të qajmë për këta dy njerëz shikoje pak foton sa interesante pamja e fotos. I thotë të gjitha fotoja. Kemi parë sot pëmbylljen e një marëveshje dhe 1 orë e gjysëm spektakël dhe kryeministrja po qanin së bashku se u është hedhur shumë baltë për shkak të vuajtjes së madhe që i ka shkaktuar opozita italiane e Melonit dhe opozita shqiptare. Imagjinoni sa po vuajnë këta të dy, dy kryeministra që kanë dhjetra ministra që punojnë për ta. Kanë mijëra njerëz në administratë publike, drejtorë specialistë, dy njerëz që shtetet e dy vendeve punojnë për këta,. Këta po vuajnë shumë se po u hidhet baltë dhe marrëveshja qenka për vuajtjen e atyre që do vijnë. Këtë foto do e keni bërë pasi keni lexuar shkrimin tim.

Shikoje pak motrën ekstra small dhe vëllai ekstra large. Shiko sa fashionistë është vëllai ekstra large që po u qan hallin emigrantëve. Imagjino dy njerëz që kanë bërë marrëveshje për vuajtjet e mijëra njerëzve që kanë kaluar Mesdheun dhe ne shqiptarët me të drejtë e përsëris atë që u tha këtu. Jemi një komb emigracion prodhues. Kemi vuajtur Otranton duhet të kishim empati. Nuk mund të ngremë cunamin e anti-Meloni, anti-Rama. Po ankoheshin sot, ndërkohë që janë dy shtetarë. Kanë detyrim të shpjegojnë marrëveshjen. Çarë rezultati do ketë. Cila është e mira për emigrantët. Kryeministri Rama u tregua i hapur nuk e dimë si do shkoj, a do funksionoj. Kemi një situatë ku çdo gjë është në shtrat të panjohur. Këta duhet të jenë pak më të qartë. Numri i emigrantëve në Itali është 300 mijë apo 400 mijë.

Nuk mund të pranoj që të bëhet kryeministri kryelartë dhe vendi kokëposhtë. Marrëveshja i keqtrajton, i tradhton në aspiratën e tyre fillestare. Shkel disa marrëveshje ndërkombëtare. Shqipëria ka shkelur integritetin e emigrantëve.'

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje