Kryeministri Edi Rama ka replikuar me senatorin italian të Partisë Demokratike atje, Antonio Misiani, forcë kjo partnere me Partinë Socialiste dhe të dyja aderojnë në Partitë Socialiste Europiane, lidhur me firmosjen e marrëveshjes me Giorgia Melonin për refugjatët.
Gjatë debatit në televizionin italian La7, kryeministri iu përgjigj kritikave të të majtëve italianë të cilët marrëveshjen me Melonin e shohin si gabim dhe mjaft të kushtueshme për Italinë.
“Mendoj se është e shenjtë të sulmosh qeverinë italiane, të besosh se marrëveshja është shumë e shtrenjtë për taksapaguesit italianë, të akuzosh qeverinë për një rrëmujë, por për mendimin tim duhet t’i themi vetëm faleminderit Shqipërisë, të cila i dha në dispozicion tokën e saj Italisë për këtë plan”, iu drejtua Rama senatorit Misiani.
Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare ka thumbuar të majtët italianë të cilët kërkuan përjashtimin e PS nga PSE, duke u shprehur: “Ne mund të diskutojmë një problem mes nesh, por ta bësh këtë në samitin e Partisë Socialiste Europiane, si një mbledhje të dy partive komuniste në Moskë, më duket paksa e ekzagjeruar”. Kanë qenë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama.
Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni për emigrantët e paligjshëm është kthyer në kryefjalë të debatit politik në Romë e Tiranë. Qeveria italiane e ka konsideruar historike, ndërsa opozita ka shprehur skepticizëm. Në të dyja kryeqytetet kërkohet më shumë informacion,
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali, motrat shqiptare bien nga dritarja, ndërron jetë 31-vjeçarja, në gjendje të rëndë tjetra! Në shtëpi ndodheshin edhe 4 fëmijë
7 Janar, 12:42
-
Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve
7 Janar, 08:12
-
Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik
6 Janar, 23:10
-
Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'
6 Janar, 23:00
-
Italia afër një marrëveshjeje me SpaceX? Elon Musk: Gati për të ofruar lidhje të avancuara! Qeveria: Nuk ka asgjë të nënshkruar! Kostoja e projekteve 10 miliardë euro
6 Janar, 18:56
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Çelentano feston 87-vjetorin
6 Janar, 17:08
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
Itali/ 39-vjeçarja theret me thikë nga bashkëshorti në parkingun e marketit, klientët ndërhyjnë për të neutralizuar agresorin
6 Janar, 16:01
-
ERE shqyrton të martën kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët
6 Janar, 15:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
6 Janar, 08:44
-
Sot derbi Roma - Lazio, policia sekuestron thika dhe sende të forta nga tifozët ultras
5 Janar, 18:22
Dhelper! Te paska hyre lepuri ne bark,dashke //t'a rregullosh// shqiptarce me /sqarime/ vetem mes dy paleve ne Itali,jo me te gjithe ne shesh te mejdanit,ne Evrope!! Dhe cilen toke i dha Shqiperia ne dispozicion Italise?! Ate nuk ja dha Shqiperia,por ti.Dhe nuk eshte thjesht /toke/ sic e cileson ti,eshte porti i Lezhes dhe baza e Gjadrit qe per cdo njeri me mend duhet te ishin objekte strategjike qe mund t'ju jepen me qira-kontrate organizatave te tilla si NATO,OKB,jo shteteve individuale si Italia.Po ku merr vesh ti! Per ty porte me rendesi jane Durresi dhe Vlora,per ty Saranda eshte /Maldive/ edhe pse e betonizuar me keq se Tirana dhe keshtu /dumping ground/ eshte vetem Lezha e porti i saj i vogel,aty shpure afganet,aty kerkon te zbazesh dhe afrikanet.Per ty bazat e nderimet ushtarake te Xhaxhit jane pa vlere e jashteperdorimit,megjithese vete je me keq financiarisht e logjistikisht per te ndertuar e rindertuar baza e obj.ushtarake moderne,se sa ata emigrante qe kerkon t'i mbash.U desh te mblidhte bota para' qe te ndertoje pallatet e demtuara nga termeti,jo me te mendosh qe ti te ndertosh baza ushtarake! Per ty objekte strategjike jane hanet moderne te Olta Xhackes,Palokes e ca te tjereve qe u ke dhene dhe status /investitor strategjik/,jo portet e bazat ushtarake! O.M.G,me cfare kryepyke kemi te bejme!!!
PërgjigjuMe kete udheheqie te re qe ka PD italiane do perfundoj si PD shqiptare
PërgjigjuSa keq qe SPAK nuk ka kompetenca ne Itali! Te kishte hapur ca procese per te majten italiane, mjaft per tu treguar atyre qe nuk duhet kurrsesi me te perzihen ne punet e brendshme te Shqiperise!
Përgjigju