Ramiz Alia: Gjendja e ushtrisë në
Jugosllavi, ka dezertime në masë

Ramiz Alia: Gjendja e ushtrisë në<br />Jugosllavi, ka dezertime në masë
TIRANE- Afro një muaj pas çlirimit të vendit, pasi ka kaluar kufirin shqiptar në veri, Ushtria Nacional Çlirimtare kishte kaluar në terrenin jugosllav duke luftuar forcat gjermane krahas ushtrisë jugosllave. Me 23 dhjetor 1944 nga Divizioni i V-të, Ramiz Alia i shkruan Komitetit Qëndror në Tiranë për të treguar pikat e dobëta të këtij divizioni dhe punën e mangët në drejtimin e edukimit partiak. 

Po një fakt me interes është ai lidhur me dezertimet nga rradhët e ushtrisë në fund të dhjetorit 1944. Kushtet e vështira të motit, terreni i vështirë dhe luftimet në tokë të huaj,ndërkohë që vendi ishte çliruar plotësisht, duket se ishin shkaqet kryesore të dezertimeve në përgjithësi. Por në këtë letër raport të Ramiz Alisë vihet re se dezertimet po ndodhnin në mënyrë të organizuar dhe kryesisht në radhët e të mobilizuarve muajve të fundit para çlirimit.

Alia raporton edhe për punën e dobët në radhët e njerëzve të Partisë, dhe nevojën për të forcuar propagandën përmes revistave, gazetave etj, sikurse edhe për disiplinën ushtarake e cila nik ishte në nivelin e duhur. Më poshtë po sjellim të plotë dokumentin që mban datën 23 dhjetor 1944, shkëputur nga fondi 14 në AQSH.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit