Ramiz Alia: Jugosllavët e vranë 
Mehmetin, ishte kartë e djegu

Ramiz Alia: Jugosllavët e vranë <br />Mehmetin, ishte kartë e djegu
TIRANE- Procesverbali me shënimin “tepër sekret” i mbledhjes së sekretarëve të Komitetit Qendror e 12 shtatorit 1983, sjell për lexuesit e shqiptarja.com, shumë fakte të reja dhe interpretime  të panjohura mes krerëve të Komitetit Qendror për ngjarjen më të bujshme e misterioze, “vetvrasjen” e Mehmet Shehut natën e 17 dhjetorit 1981.

Pjesa e parë e dokumentit që botuam dje, zbuloi shumë interpretime e fakte të sjella në këtë mbledhje nga Ramiz Alia, mbi vdekjen e ish-Kryeministrit Shehu. Ndër të tjera Ramiz Alia kujtoi dëshmitë e shoferit personal të Kadri Hazbiut, dhe analizoi lëvizjen e Kadri Hazbiut atë natë në bllok, dhe vizitën në dhomën e Mehmet Shehut, ku e kishte shoqëruar bashkëshortja e këtij të fundit Fiqrete Shehu.

Sipas Ramiz Alisë, ajo vizitë në dhomën e Mehmet Shehut natën e “vetvrasjes” është shumë domethënëse, për vetë faktin se Kadri Hazbiu nuk e pranoi asnjëherë në gjyq këtë fakt. Ai e kundërshtoi në gjyq shoferin e tij duke i thënë se ai nuk ka zbritur nga makina atë natë dhe nuk ka ndaluar në bllok, por ka shkruar drejt e në shtëpinë e një të njohuri që festonte 35 vjetorin e lindjes… Por sipas Ramiz Alisë, edhe vetë personi që festonte ditëlindjen e vuri me shpatulla pas muri Kadri Hazbiun, duke mos e lejuar të krijojë një alibi.
 
Mbledhja e sekretarëve të Komitetit Qendror vijon e këtillë me ndërhyrje të vogla të pjesëmarrësve të tjerë si: Pali Miska, Lenka Çuko, Muho Asllani, Vangjel Çërrava etj, dhe me ligjërata të gjata nga Ramiz Alia. Në pjesën e dytë të dokumentit “tepër secret” që sjellim sot, për lexuesit tanë, vijnë fakte e interpretime të reja të Ramiz Alisë mbi ngjarjen e shumëdiskutuar. Ramiz Alia hedh idenë se Mehmet Shehu u vra me urdhër të jugosllavëve. Ata e dërguan Kadri Hazbiun natën e 17 dhjetorit 1981 dhe e dogjën përfundimisht kartën e tyre të fshehtë (Mehmet Shehun). Se ku e bazon këtë argument Ramiz Alia, na e zbulon në imtësi pjesa e dytë e procesverbalit. 
  
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç