Ramiz Alia: Mehmeti dhe Kadri
Hazbiu kishin frikë nga Partia

Ramiz Alia: Mehmeti dhe Kadri<br />Hazbiu kishin frikë nga Partia
(vijon nga dje)

Edhe pse kishin menduar çdo gjë në detaj, një rrjedhë e pakontrolluar u rrit e mori rrevansh në Ministrinë e Punëve të Brendshme.  Udhëheqësit komunistë e pranojnë hapur në shtator të 1983 se Sigurimi i Shteitt ju ka dalë jashtë kontrollit. Hekuran Isai, Foto Çami dhe Ramiz Alia e pranojnë se organet e sigurimit të shtetit nuk japin llogari për asgjë. Në vend që të ishin të lidhur me organet e Partisë, kjo nuk ka funksionuar.
Mbledhja e 5 shtatorit 1983 në Komitetin Qendror, ka vijuar me këtë temë, në të cilën Enver Hoxha zgjatet deri në hollësi të mërzitshme.

Por ai këmbëngul. Ka pasur një strategji të mirëmenduar. Gjithmonë, sipas tij në strukturat e Ministrisë së Brendshme kanë dërguar njerëzit me partishmëri të lartë, bijtë e atyre që kanë qenë në luftë. Por çfarë ka ndodhur? Sipas tij shumë prej tyre janë ndikuar nga shefat dhe kanë përfunduar në rrugë të gabuar. Vit pas viti, siç e pohon edhe Ramiz Alia, Ministria e Brendshme është sunduar prej armiqve të Partisë dhe tashmë kjo strukturë tepër e rëndësishme e sigurisë shtetërore ka dalë jashtë kontrolli. Analiza e hollësishme e gjendjes imponon të gjenden zgjidhje. Dhe Hoxha këmbëngul se vetëm njerëzit e Partisë mund ta ndreqin këtë situatë.  Kjo është pjesa e katërt e këtij diskutimi në Komitetin Qendror, mbi strukturën më famëkeqe të regjimit, Sigurimin e Shtetit, një strukturë, që në fillim të viteve ’80, sipas këtyre dokumenteve duket se ishte vërtet jashtë kontrollit të numrit nji të regjimit komunist.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit