Ramiz Alia: Nuk e sakrifikojmë 
komunizmin për Shqipërinë etnike

Ramiz Alia: Nuk e sakrifikojmë <br />komunizmin për Shqipërinë etnike
Çëshja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në vitin 1990 ishte një tjetër shqetësim për krerët e shtetit komunist shqiptar. Të pranoje tezën e Shqipërisë etnike dhe të nacionalizmit do të thoshte të pranoje të vinin në Shqipëri forcat politike nacionaliste, apo armiqtë e përbetuar të regjimit, ballistët legalistët apo nacionalistët kosovarë, gjë që ishte e palejueshme sipas kreut të regjimit Rami zalia. Me këtë logjikë diskuton Alia në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror të datës 23 korrik 1990, procesverbalin e së cilës po e botojmë prej dy ditësh,  ndërsa bën thirrje se kjo gjë duhet shmangur me çdo kusht.

“Parulla e tyre është “Shqipëria etnike”. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të vijnë këtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombëtar, Legaliteti. Ne nuk mund t’i sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë “etnike”, thotë Ramiz Alia në këtë mbledhje, ndërsa diskutojnë mes të tjerash edhe për masat që duheshin marrë në lidhje me rininë, sidomos studentët që do të vinin në vjeshtë në Tiranë nga të gjithë rrethet, dhe mund të reflektonin problemet dhe trazirat që po përjetonte Shqipëria e verës së vitit 1990. Ramzi alia e shihte shpresën tek manipulimi ideologjik dhe afrimi i të rinjve në rradhët e partisë e mbajtja e tyre nën kontroll që të mos binin në kontakt me ata elementë që sipas tij e kishin hedhur hapin e parë me organizimin e trazirave të korrikut, të cilët sipas tij do ta synonin shtresën e të rinjve për ti nxitur të rebelohen kundër pushtetit.

Pjesa e tretë e dokumentit që po botojmë trajton pikërisht këto çështje, duke i hapur rrugën më tej  takimit të famshëm që u mbajt me intelektualët në gusht të po këtij viti.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg