Ramiz Alia: Populli i revoltuar, kërkon
dënim me vdekje për Fiqrete Shehun
Diskutimet e panjohura në Komitetin Qëndror për gjyqet e famshme të 1983. Alia: Populli e parashikoi drejt dënimin. Ata thanë se Kadri Hazbiu, Feçor Shehu e Llambi Peçinin do dënohen me vdekje...
TIRANE- Diskutimet e panjohura në Komitetin Qëndror për gjyqet e famshme të 1983. Alia: Populli e parashikoi drejt dënimin. Ata thanë se Kadri Hazbiu, Feçor Shehu e Llambi Peçinin do dënohen me vdekje...
Mëngjesin e 5 shtatorit 1983, Tirana ishte zhytur në thashethemnajë. Një gjyq i pazakontë sapo qe mbyllur. Vendimi i gjykatës së lartë ishte ky: Kadri Hazbiu i dënuar me vdekje, Feçor Shehu i dënuar me vdekje, Llambi Peçini po ashtu i dënuar me vdekje, Mihallaq Ziçishti i dënuar me 25 vjet heqje lirie.
Para tij një tjetër gjyq pati tronditur kryeqytetin. Njerëzit e kujtonin fare mirë dënimin me vdekje që qe dhënë për Llambi Ziçishtin sikurse edhe dënimin e Fiqrete Shehut, bashkëshortes së ish-kryeministrit të vetvrarë Mehmet Shehu me 25 vjet burg.
Por ky gjyq i dytë, edhe më i bujshëm se i pari kishte më shumë kuriozitet. Ai u zhvillua me dyer të mbyllura.
Po atë ditë me 5 shtator 1983, në Komitetin Qëndror mbahej mbledhja e sekretarëve. Enver Hoxha, Ramiz Alia, Hekuran Isai, Simon Stefani, Foto Çami dhe Lenka Çuko, i kushtojnë pjesën më të madhe të mbledhjes diskutimit të këtij gjyqi. I pabotuar kurrë më parë, dhe më shënimin tepër sekret, procesverbali i kësaj mbledhje, zbulon gjithë diskutimet e udhëheqjes mbi këtë gjyq të famshëm.
Ramiz Alia, është i pari që flet gjerësisht mbi vendimet e këtij gjyqi. Ai e nis me gjyqin e parë, duke theksuar se populli doli i pakënaqur nga vendimi i dhënë për Fiqrete Shehun, duke i dhënë asaj vetëm 25 vjet heqje lirie. “Shprehën edhe pakënaqësia për dënimet që u dhanë për Fiqret Shehun dhe Nesti Nasen, nuk donin që këta të dy të ndaheshin edhe këta, se gjyqi vendosi me vdekje vetëm për Llambin, kurse dy të tjerëve u dha nga 25 vjet...”, thotë Ramiz Alia ndërsa për gjyqin e dytë, vendimet e të cilit kishin dalë po atë mëngjes Alia thotë se populli e kishte parashikuar saktë se çfarë dënimi do të jepej, edhe pse gjyqi qe zhvilluar me dyer të mbyllura.
Por çfarë kishte ndodhur në seancat e këtij gjyqi. Njerëzit sipas udhëheqjes, kishin shumë kuriozitet rreth këtij gjyqi. Ata donin të dinin çfarë ishte thënë aty brenda.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26