Ramizi me intelektualët/ Berisha:
Pluralizmi? S’di si mund të jetë 

Ramizi me intelektualët/ Berisha:<br />Pluralizmi? S’di si mund të jetë 
TIRANE- Pjesa e tetë e takimit të Ramiz Alisë me intelektualët, zbulon për herë të parë diskutimet mbi pluripartizmin. Ndërkohë që Sali Berisha flet për shoqatat e pavarura, pluralizmin e mendimit dhe se si pluralizmi i mendimit duhej të reflektohej në shtyp, Ramiz Alia ndërhyn dhe e pyet për pluralizmin e partive. Por Berisha i thotë se nuk e di si mund të jetë pluralizmi i partive dhe se për kushtet e vendit kur ka munguar pluralizmi i mendimit, mendon se është me vend pluralizmi i mendimit dhe krijimi i shoqatave të pavarura.

Më tej Berisha  përmend një artikull, ku nuk kuptohet qartë nëse e mbështet apo e kritikon shkruesin e artikullit, dhe në fund Ramiz Alia, i thotë që të mos bëjë dredha se e di që po bëhet fjalë për artikullin e Ylli Popës. S’dihen nëse për mbështetje ndaj Popës apo për arsye tjetër Berisha nxiton të sqarojë në një moment se ata artikuj janë korrektë. “Në ata artikuj nuk kam parë gjë kundër vijës së Partisë”, thotë Berisha.



 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç