Ramizi me intelektualët/ Kadare:
Debati në "Drita" u mbyll me urdhë

Ramizi me intelektualët/ Kadare:<br />Debati në
TIRANE- Pjesa e shtatë e takimit të Ramiz Alisë me intelektualët që po sjellim sot për lexuesit tanë, zbulon nje pjesë të ndërhyrjeve të shkrimtarit Ismail Kadare në këtë takim. Dy prej momenteve që ai kritikon është dhuna dhe pandëshkueshmëria ndaj akteve kriminale, shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe një replikë me Ramiz Alinë mbi një urdhar që ishte dhënë për mbylljen e një debati në gazetën Drita, në një kohë që flitej çdo ditë për procesin e demokratizimit apo pluralizmin e mendimit.

Domethënëse është ndërhyrja e Ramiz Alisë, i cili në fillim thotë se nuk di për çfarë bëhet fjalë, dhe se s’di të jetë dhënë ndonjë urdhër për të mbyllur debat,  dhe më tej thotë se ai s’ishte as debat, le pastaj që aty ishte bërë thirrje që të përfshiheshin në atë çështje edhe kosovarët... 
 
Pjesa e shtatë e takimit
(Vijon nga dje)
 
Ismail Kadare:  Dy fjalë kisha. Do mundohem të flas shkurt se u thanë shumë gjëra me vlerë këtu, dhe aq më tepër juve na dhatë rastin me ekspozenë që bëtë të qartë e të kuptueshme për të gjithë. Për inteligjencien besoj se është një gjë absolute që inteligjencia shqiptare është për lirinë dhe pavarësinë e vendit pa asnjë diskutim dhe për këtë shtet që ekziston dhe është për stabilitetin e tij dhe që të vazhdojë gjithmonë, megjithatë duhet pranuar se ka njerëz në Shqipëri që mendojnë të kundërtën disa herë.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç