Sergio Ramos nuk ka dashur t’i marrë meritat e kualifikimit të Spanjës në finale të Evropianit, ndonëse bëri një gjuajtje spektakolare të penalltisë, në stilin e legjendës çeke, Panenka.

Një ekzekutim të tillë të penalltisë ditë më parë e bëri edhe Andrea Pirlo në serinë e penalltive kundër Anglisë në çerekfinale. Ramos bëri një goditje në formë parabole në serinë e tretë të penalltive, duke i dhënë kurajë Çesk Fabregasit për të shënuar penalltinë vendimtare për shifrat 4:2.

“Isha shumë emocionues pas 120 minutave lojë. E merituam këtë fitore dhe jemi shumë të lumtur që sërish jemi në finale. Bilanci personal nuk është me rëndësi, por bilanci i ekipit. Jam krenar që jam spanjoll dhe që luaj për këtë skuadër”, ka theksuar Sergio Ramos.(rb/shqiptarja.com)