Në ekipin e Realit të Madridit ujërat nuk janë aspak të qetë pas ndeshjes me United dhe me Vajekanon. Në qendër të vorbullës së krijuar është përsëri ai, Sergio Ramos dhe Hose Murinjo. Trajneri portugez nuk është ndaluar në akuzat drejtuar Ramosit edhe pas ndeshjes me Vajekanon në kampionat.

Fillimisht Murinjo pas ndeshjes me United deklaroi se goli i United erdhi pas gabimit të Ramosit në qendër të mbrojtjes. Kritikat vazhduan edhe pas ndeshjen me Vajekanon ku Ramos doli me karton të kuq për dy minuta. Ndërsa Ramos u përgjigj se” nuk është në stilin tim të tregoj me gisht kolegët apo futbollistët kur dikush prej tyre gabon në një ndeshje, pasi futbolli është sport kolektiv, jo individual.

Megjithatë kjo është çështje edukimi” deklarata është një mesazh i qartë që lufta në dhomat e zhvjeshjes vazhdon akoma. Në mes të debatit është futur Iniesta që fton Ramosin te Barcelona. “ Ramos gjithmonë më ka pëlqyer si futbollist dhe si njeri, pranadaj e ftoj që ti bashkohet Barcelonës. Këtu është gjithmonë i mirëpritur” shprehet Inietsa.




Dylber Balla