Durrës- Në nisje të samitit të Kryeministrave të Ballkanit i pari që mbërriti ishte Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin i pari i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk i kurseu batutat, ndërsa e këshilloi të hiqte kollaren.
Pak minuta më vonë, ndërsa liderët u ulën në tryezën e diskutimeve kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shfaq pa kollare. Nuk dimë nëse kjo ndodhi pas këshillës së bërë nga Rama, apo Haradinaj u vu disi në siklet për faktin se askush prej të ftuarve nuk mbante kollare në takimin informal, por në tyrezë ai i u shfaq pa kollare.
Ramush Haradinaj pa kollare
Takimi mes kryeministriave nisi sot në orën 10:00, ndërsa në fokus të tij mbetet rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017. Në këtë takim po diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Përveç kryeministrave të rajonit pranishëm në samit ishin edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu pjesë e samitit ishin edhe ambasadorja greke, përfaqësueses të Bankës Botërore dhe të Bankës Europiane.