Ramush Haradinaj: I kemi votat, unë
Kryeministër, Veseli kryetar Kuvendi

Ramush Haradinaj: I kemi votat, unë<br />Kryeministër, Veseli kryetar Kuvendi
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike po bëjnë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
 
Ai është shprehur për RTK se koalicioni i ka votat për qeverinë e re dhe se kandidati për kryetar Kuvendi do të jetë Kadri Veseli.
 
Për qeverinë e dimë që i kemi votat. Oferta për qytetarët ka qenë e qartë që Haradinaj do të jetë kryeministër dhe Veseli kryeparlamentar dhe për këtë kanë votuar qytetarët.

Unë e di se Qeveria do të vijë sepse, nuk mund të vazhdojë kjo logjikë pa kufi. I kam parë edhe deputetët që janë ndje keq me këtë reagim të tyre.
 
Është e vërtet që VV është rritur, por nuk ka fituar dhe nuk mund të formojë institucione, pra është e pakuptimtë që të bllokojnë
” deklaroi ai.
 
Institucionet e Kosovës janë futur në ngërç, pasi Kuvendi nuk po zgjedh dot kryetarin e ri të Kuvendit. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali