Ramush Haradinaj mbërrin
në aeroportin Nënë Tereza

Ramush Haradinaj mbërrin<br />në aeroportin Nënë Tereza
TIRANE- Ramush Haradinaj ka mbërritur pak pas mesnate në aeroportin e Rinasit, pasi autoritetet sllovene i dhanë pasaportën pas dy ditëve ndalimi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua nga policia sllovene sipas një fletë-arresti të Interpolit të lëshuar nga policia e Serbisë, në vitin 2006.

Nga aeroporti i Rinasit, ai është shprehur: “Ne në Kosovë e kemi respektuar Slloveninë dhe nuk kemi bërë asnjë provokim kundrejt tyre. Ndërkohë, unë jam ndaluar në atë shtet nga një urdhër-arresti të lëshuar nga një shtet që nuk ekziston më. Kjo është një lojë e pisët dhe e padrejtë”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, ai kritikoi edhe kryeministrin e Kosovës, Mustafa. “Deklarata e tij ishte e padrejtë. Ai bëri gabim që tha është ndaluar në bazë të ligjit, nëse për të është ligj urdhër-arresti i Serbisë dhe Cernagorës  le të shkojë edhe ai të jetojë atje. Unë i jap përgjigj Tribunalit të Hagës dhe në atë kohë ne jemi lavdëruar se Kosova i kreu obligimet”, tha Haradinaj, i cili nuk la pa kritikuar as presidenten e Kosovës.

“Edhe Jahjaga gaboi që falenderoi Slloveninë për lirimin. Por çfarë mund të më bënin tjetër ata mua? Nga ky rast ne kemi nxjerrë edhe një mësim që i kemi mësuar të gjithë në Ballkan për ekzistencën tonë. Ne kemi ekzistuar gjithmonë, por na kanë menduar më të pavlefshëm”, tha Haradinaj nga Rinasi.  

Haradinaj është nisur menjëherë në fluturim drejt Prishtinës.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme