Ramush Haradinaj merr titullin
"Qytetar Nderi" i qarkut të Tiranës

TIRANE - Bashkia e Tiranës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” ish-komandantin e UÇK-së dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Në dhënien e titullit, Bashkia e Tiranës e cilësoi Haradinajn luftëtar dhe strateg të shquar në luftën e Kosovës dhe në sakrificat e tij për Pavarësinë e Kosovës.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u shpreh se krahas heronjve të ndarë nga jeta të Kosovës, është edhe Ramush Haradinaj i cili fatmirësisht siç u shpreh ai është gjallë.

Duke e cilësuar një luftëtar dhe strateg në luftën e Kosovës, Basha tha se është një nder që Bashkia e Tiranës nderon liderin e AAK.

“Është kënaqësi personale të ju pres dhe ju nderoj. Të nderuar miq reflektimi i gjithsecilit prej nesh. Sot nderuam shumë heronj që fatkeqësisht nuk i kemi mes nesh. Por mirënjohja e thellë për një nga heronjtë e gjallë që kemi mes nesh, liderin Ramush Haradinaj. Sa e vështirë të gjykojmë sot në rrethanat kur të gjithë kemi përgjegjësitë tona, të cilat na çojnë edhe në debate të natyrshme. Në Kosovë ka heronj të gjallë. Ndaj sot jam i lumtur që për ta njohur këtë realitet, kemi mundësinë që këtë nderim dhe respekt të jashtëzakonshëm të ia japim njeriut që mobilizoi  luftën e Kosovës, komandantit, strategut dhe liderit Ramush Haradinaj.” tha Haradinaj

lulzim basha

Ndërkohë në fjalën e tij Haradinaj tha se ndjehet i nderuar që ka marrë këtë titull, duke shtuar se përvjetori i Pavarësisë së Kosovës është dita e reflektimit të sakrificave të të gjithë shqiptarëve. Në këtë drejtim, Ramush Haradinaj nënvizoi se do të punojë edhe më tepër në bashkimin e shqiptarëve kudo ku janë.

“E kemi jo të lehtë për të folur kur kujtojmë këtë përvjetor, unë e di që sakrificat e shqiptarëve nëpër shekuj janë të shumtë. Ne përulemi për të gjithë ata dhe e kemi për nder me takuar brezin që ishin dëshmitar të lirisë. Sot jam i prekur për nderin që më bën qarku i Tiranës. Kemi bërë rrugë të vështirë dhe të mundimshme dhe kemi nxjerrë disa nga të drejtat tona. është e vërtetë se në jetë ndryshojmë kapele, por jemi të vetëdijshëm se ccfarë mbajmë mbi supe. Do të përpiqem që këtë nder të ua shpërblej duke qenë më afër si shqiptarë.” tha Ramush Haradniaj

haradinaj

basha haradinaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve