GJAKOVË- Dega në Gjakovë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar qytetarët që të nënshkruajnë peticinionin për rrëzimin e qeverisë së Hashim Thaçit. Kjo ftesë, sipas medieve kosovare, do të marrë përgjigje nesër nga qytetarët.
“Qytetarë të nderuar të komunës së Gjakovës dhe të gjithë ju që jeni të pakënaqur me qeverisjen aktuale të vendit, ju ftojmë që nesër datë 05.03.2014 ora 10:00 në qendër të qytetit të Gjakovës të bashkangjiteni në nënshkrimin e peticionit për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Bashkë, për një jetë më të mirë në vendin tonë!”, thuhet në një njoftim të degës së kësaj partie në Gjakovë.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar një tubim ditën e hënë të javës së vjen në Prishtinë për nismën e ndërmarrë për mbledhjen e sa më shumë nënë shkrimeve nga qytetarët për të ndërprerë qeverisjen, që sipas tij, i ka bërë i ka shkaktuar dëme Kosovës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com