Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka promovuar dje librin “Haga e Ramush Haradinaj” në Universitetin Europian të Tiranës. Libri është shkruar nga Michael O’Reilly, koordinatori i ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt në Hagë.
O’Reilly i pranishëm në ceremoni tha: “Ka qenë një kënaqësi për mua të shkruaj këtë libër që ia dedikoj kujtimit të Shkëlzen, Luan dhe Enver Haradinaj… I pranishëm në ceremoni, ishte edhe Pandeli Majko, ish- kryeministër i Shqipërisë në kohën kur zhvillohej lufta e Kosovës.
Në librin “Haga e Ramush Haradinaj” tregohet gjithë saga e ish-komandantit të UÇK-së në betejën e tij me drejtësinë ndërkombëtare si dhe hidhet dritë mbi shumë akuza të sajuara, me qëllim që ai të dënohej për krime që nuk i kishte kryer.
Haradinaj ka pasur rastin që para promovimit të takohet edhe me shkrimtarin Ismail Kadare. Për këtë takim ai ka shkruar në facebook. Komenti i Haradinaj për këtë takim është ky: “Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi, e njoftova z.Kadare edhe për platformën politike të Aleancës, "Drejtim i Ri". Nga z.Kadare, mora mendimet dhe mbështetjen për platformën tonë politike, "Drejtim i Ri" për Kosovën”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com