Ramushi kthehet ne Hagë

Ramushi kthehet ne Hagë
Ramush Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast. Udhëtimin e komandantit të UÇK-së pë zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinajt e konfirmuan zyrtarët e AAK.

Vendimi përfundimtar, sipas burimeve brenda Hagës pritet të merret në fund të muajit gusht ose eventualisht gjatë muajit shtator.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte kthyer në Kosovë tek familja  më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, që ta lirojë përkohësisht atë.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej vazhdimisht nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta që nënkupton lëvizje të kufizuar dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.

Gjykata do të ketë pushim nga mesi i korrikut deri në fund të muajit gusht dhe nuk dihet nëse Haradinaj do të kthehet sërish në Kosovës me leje të përkohshme deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës në procesin kundër tij.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit