Rana e Hedhun, e preferuar nga vendasit e të huajt! Pushuesit: E duam Shëngjinin, por mungon pastërtia

Një ndër destinacionet turistike më të preferuara në Adriatik është Rana e Hedhun, pranë Shëngjinit. Fluksi është rritur cdo vit e më shumë, ndërsa për pushuesit mbetet shqetësim mungesa e pastërtisë.

E tejmbushur me të huaj dhe vendas, Rana e Hedhun gumëzhinë nga pushuesit këto ditë të nxehta gushti.

Kjo zone turistike, pranë Shëngjinit ka marrë zhvillim të jashtëzakonshem gjatë viteve të fundit.

Ndërthurja malit me pisha, detit të pastër dhe rërës kurative e bën Ranën e Hedhun të vecantë. Ndërsa pushuesit përmendin si të vetmin shqtësim plehrat që hidhen vend e pa vend.

-Është shumë bukur, shumë natyrë e shikueshme, vec pastërtia të kishte qënë në nivelin e duhur

-Jam nga Kosova, jetoj në Gjermani, është vendi I preferuar për në kosovarët, të gjitha janë të bukura këtu.

Më kanë sugjerurar për plazhin e mirë.

Interesit gjithnjë në rritje të pushuesve për këtë plazh i është përgjigjur dhe sektori privat që ka shtuar njësitë akomoduese.

S.G/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën