Ish trajneri i shumë skuadrave të njohura si Chelsea, Juventus, Roma e Inter, italiani Claudio Ranieri ka arritur një marrëveshje me skuadren e Monakos për të udhëhequr këtë skuadër në 2 vitet në vazhdim.

Strategu italian do të jetë trajner në ligën e dytë të Francës me ambiciet për ta rikthyer këtë skuadër në eliten e futbollit francez. Monako ka një plan të fuqishëm për rikthim në eliten e futbollit francez duke u blerë nga një pronar mjaft i pasur.

Skuadra e Principatës së pasur kërkon të rikthehet në lavdinë e dikurshme në Francë dhe në Ligën e Kampioneve, dhe kërkon ti besojë Ranierit, një merkato të madhe dhe me mjaft shpenzime. (rb/shqiptarja.com)