Rapori i EITI: Prodhimi total në naftë
e minerale 65.8 mld lekë gjatë 2012

Rapori i EITI: Prodhimi total në naftë<br />e minerale 65.8 mld lekë gjatë 2012
TIRANE- Pasuritë nëntokësore të prodhuara gjatë vitit 2012 kanë kapur vlerën e 65.8 miliardë lekëve nga 70.7 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2011. Nisma për transparencë në Industritë Nxjerrëse (AlbEITI) ka publikuar të dhënat për nxjerrjen e naftës, gazit dhe minierave gjatë vitit 2012 dhe kontributin që kanë pasur në buxhetin e shtetit.
 
Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, theksoi se do t’i kushtohet më shumë rëndësi transparencës në këtë sektor, pasi ka pasur një neglizhencë totale për mbledhjen e të dhënave.

"Dua të theksoj se ka pasur një neglizhencë totale, të paktën gjatë vitit 2013 për përmbushjen e detyrimeve që ne kemi si vend anëtar EITI-t për raportimin e të gjithë aktivitetit të industrive nxjerrëse, për të bërë një transparencë lidhur me kontributet që kjo industri ka në ekonominë shqiptare, por gjithashtu edhe kontributet që kjo industri jep në nivel lokal atje dhe ku shfrytëzohet lënda e parë ose minerali apo çdo material i cili konsiderohet pjesë e produktit të industrisë nxjerrëse. Është për tu theksuar që neglizhenca lidhet jo me mundësinë e gjetjes së të dhënave. Ne nuk e kemi pasur të pamundur ti garantojmë këto të dhëna, pavarësisht se kemi bërë një selektim dhe selektimi lidhet me volumet që realizojnë kompanitë. Pra, ato 78 kompani që janë marrë në konsideratë, realizojnë edhe pjesën më të madhe, mbi 80% të volumit të të gjithë industrisë nxjerrëse në vendin tonë. Pjesa që nuk janë marrë në konsideratë, nga të dhënat që ne kemi marrë në dogana, të paktën si volum përfundimtar final, mendojmë se më shumë sesa 90% e kësaj industrie nxjerrëse është e përfaqësuar në raport. Pra, nuk kemi pasur probleme në të dhëna.

Do të thoja që kjo lidhet me nivelin e transparencës së kërkuar nga qeveria shqiptare në raport me industritë nxjerrëse në këto vite, lidhet me nivelin e lartë të informalitetit që ne kemi pasur e që reflektohet pak edhe në koeficientin e punësimit që paraqesin të dhënat. Në realitet, nuk është aq i vogël, pra 0.8% e totalit të punësimit në vend, pasi ka pasur një shkallë shumë të lartë informaliteti. Të gjithë jeni informuar në vazhdim për masat që ne kemi marrë për ta formalizuar këtë industri, industrinë nxjerrëse, sidomos në zonën minerare jo në atë të hidrokarbureve, në mënyrë që ne të jemi sa më të saktë si për volumet që realizon kjo industri, po ashtu edhe për efektet që ajo ka në ekonomi, por edhe në nivelin e jetesës nëpërmjet punësimit. Do të shikojmë që në vitet që do të pasojnë, raportet do të paraqesin të tjera të dhëna, do ti pasurojmë ato edhe me të dhëna shtesë që lidhen me krahasueshmërinë aktuale të të dhënave të vitit që realizohet me atë që ne kemi aktualisht. Kuptohet nuk do ti devijojmë metodologjisë, pra baza do të jetë të dhënat e vitit që analizohen dhe synimi kryesor është që publiku ta dijë se si shfrytëzohet pasuria e tij natyrore. Është një pasuri e cila pavarësisht se shfrytëzohet nëpërmjet iniciativës private, pothuajse 100% të saj. Në fund të fundit është një e mirë publike", tha Bejtja.
bejtja
 
Sipas raportit, nafta zinte 76 për qind të prodhimit total në vitin 2012, ndërsa prodhimi i kromit zinte 62 për qind të prodhimit minerar. Megjithatë efekti në punësim i kësaj industrie ka qenë minimalist.
 
Sipas standardit të EITI, të licencuarit dhe institucionet qeveritare kanë si detyrim të raportojnë pagesat e kryera dhe të ardhurat e arkëtuara çdo vit, të dhëna këto që më pas rakordohen nga një administrator i pavarur.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja me Italinë, Mitaj: Goli shumë shpejt, u emocionuam! Me Kroacinë na duhet të futemi me psikologji më të mirë

Ndeshja me Italinë, Mitaj: Goli shumë shpejt, u emocionuam! Me Kroacinë na duhet të futemi me psikologji më të mirë