Raport i OKB: 150 shqiptarë pjesë
e ISIS, në vend të 9 nga 29 shtete

“Janë rreth 150 shqiptarë që luftojnë në Siri dhe Irak për ISIS”. Kështu shkruan e  përditshmja franceze “Le Monde”, bazuar në një raport të bërë publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara

Nga 29 vende të përfshira në listën e vendeve nga të cilët rezulton se janë rekrutuar luftëtarë Shqipëria renditet e nënta në raportim midis numrit të popullsisë me numrin e luftëtarëve radikalë.

Ndërkohë situata më e rëndë shfaët në Kosovë. Sipas gazetës franceze, Kosova ka rreth 232 luftëtarë, çka bën që ajo të renditët në vendin e katërt në botë për sa i përket luftëtarëve që janë rreshtuar me ISIS në raport me popullsinë.

Në këtë raport Shqipëria ngjitet më lart dhe në krahasim me vende myslimane si Maroku, Turqia apo Kuvajti.

Në Ballkan, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria janë tre ndër vendet furnizuese me luftëtarë mes 10 vendeve që kanë më shumë shtetas në Siri dhe Irak në raport me popullsinë.

Ndërkohë, një tjetër alarm i dhënë nga raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara është dhe rritja e paparashikueshme e numrit të personave të rreshtuar në radhët e ISIS nga gjithë bota. Në shtator të vitit të kaluar numëroheshin rreth 15 mijë luftëtarë të huaj, ndërsa në fund të majit të këtij viti kjo shifër arriti në 25 mijë persona të huaj që luftojnë për krijimin e Kalifatit. Kështu sipas këtyre të dhënave në 8 muaj numri i personave të përfshirë në luftimete ISIS është rritur me 71%.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës