Raport, ja vendet që do të dominojnë ekonomikisht botën në vitin 2050

Raport, ja vendet që do të dominojnë ekonomikisht botën në vitin 2050

Deri në vitin 2050, bota do të ketë ndryshuar në mënyrë drastike nga ajo që njohim tani, dhe peizazhi ekonomik dhe financiar i planetit nuk do të bëjë përjashtim.
Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale “PwC” tregon se cilat ekonomi në mbarë botën do të jenë më të fuqishmet pas 33 vitesh.
Raporti, i titulluar “Pamja e plotë: si do të ndryshojë rendi ekonomik global deri në vitin 2050?”renditi 32 vende nga prodhimi i tyre i brendshëm global bruto i parashikuar nga barazia e fuqisë blerëse.
Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, shumë prej ekonomive aktuale të fuqishme në botë si Japonia dhe Gjermania do të kenë rënë poshtë në renditjen globale, të zëvendësuara nga vende të tilla si India dhe Indonezia, të cilat aktualisht janë tregje në zhvillim.
Renditja më poshtë ju njeh me vendet me ekonomitë më të forta të botës në 2050 sipas “PwC”:
1. Kina — 58.499 trilionë $.
2. India — 44.128 trilionë$.
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës— 34.102 trilionë$.
4. Indonezia — 10.502 trilionë$.
5. Brazili — 7.540 trilionë$.
6. Rusia — 7.131 trilionë$.
7. Meksika — 6.863 trilionë$.
8. Japonia — 6.779 trilionë$.
9. Gjermania — 6.138 trilionë$.
10. Mbretëria e Bashkuar — 5.369 trilionë$.
11. Turqia — 5.184 trilionë$.
12. Franca — 4.705 trilionë$.
13. Arabia Saudite — 4.694 trilionë$.
14. Nigeria — 4.348 trilionë$.
15. Egjipti — 4.333 trilionë$.
16. Pakistani — 4.236 trilionë$.
17. Irani — 3.900 trilionë$.
18. Korea e Jugut — 3.539 trilionë$.
19. Filipinet — 3.334 trilionë$.
20. Vietnami — 3.176 trilionë$.
21. Itali — 3.115 trilionë$.
22. Kanada — 3.1 trilionë$.
23. Bangladeshi — 3.064 trilionë$.
24. Malajzia — 2.815 trilionë$.
25. Tailanda — 2.782 trilionë$.
26. Spanja — 2.732 trilionë$.
27. Afrika e Jugut — 2.570 trilionë$.
28. Australia — 2.564 trilionë$.
29. Argjentina — 2.365 trilionë$.
30. Polanda — 2.103 trilionë$.
31. Kolumbia — 2.074 trilionë$.
32. Hollanda —1.496 trilionë$.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia