Raporterët e KiE mbyllin sot
misionin, pasdite para gazetarëve

Raporterët e KiE mbyllin sot<br />misionin, pasdite para gazetarëve
TIRANE- Bashkë-raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, Tomáš Jirsa ( ne foto) dhe Grigore Petrenco mbyllin sot pasdite vizitën faktmbledhëse që nisën të hënën në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme zhvilluan takime të veçanta me kreun e LSI-së, Ilir Meta, ministrin e Drejtësisë Eduard Halimin, Prokurorin e Përgjithshëm, Ina Rama. Në orën 12:00 zhvilluan takim me presidentin Bamir Topi, dhe pasdite do takohen me kryeministrin Berisha. Para se të largohen nga Tirana Tomáš Jirsa (Republika Çeke, Grupi Evropian Demokrat) dhe Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane) do të mbajnë një konferencë për shtyp në 18.45, pranë Hotel Rogner.

Pasditen e djeshme dy raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës zhvilluan një takim me kryetarin e PS, Edi Rama.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SKY ECC/ Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

Zbërthimi i SKY ECC/ Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha