Raportet se xhihadistët në Mbretërinë e Bashkuar janë përfshirë në shkëmbimin e të burgosurve mes shtetit islamik dhe Turqisë, janë të besueshme. Rrjeti televiziv BBC citon zyrtarë të Whitehall të cilët kanë dhënë informacione mbi këtë shkëmbim. Ndërsa gazeta britanike Times shpjegon se 18-vjeçari Shabazz Suleman dhe 26 vjeçari Hisham Folkard kanë qenë në mesin e 180 luftërave të shkëmbyer me ISIS, si pjesë e një marrëveshje për të siguruar lirimin e 49 pengjeve turke.

Pengjet përfshijnë 46 qytetarë turq dhe 3 punonjës të konsullatës irakene, të cilët u kapën 5 muaj më parë kur ekstremistët e shtetit islamik sulmuan Mosulin. Ata ishin burgosur nga konsullata turke në Mosul të Irakut në muajin qershor dhe u liruan muajin e kaluar. Ndërkohë zyrtarët konfirmuan se njëri prej të burgosurve, 18-vjeçari Suleman nga High Wycombe u zhduk në Turqi. Zyra e Jashtme po ofron ndihmë kosnullore për familjen e tij, por nuk ka pasur asnjë konfirmim se ai ishte një nga të burgosurit e qeverisë turke.

Ndërkohë Times raporton se është zbardhur një listë e atyre që i janë dorëzuar ISIS dhe dy britanikë ishin në mesin e tyre. Gazeta pohon se bashkë me ta, në listë përfshiheshin edhe tre shtetas francezë, dy suedezë, dy maqedonas, një zviceran dhe një belg.


Redaksia online