Ndotja e ajrit, veçanërisht nga trafiku mbetet një problem i mprehtë në të gjitha qytetet kryesore, ndërkohë që më problematike gjendja mbetet në Tiranë.
Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Tirana përballet me norma të dyoksidit të nitrogjenit 40 % më të larta se kufiri i Bashkimit evropian.
“Nivelet e larta të NO2 janë monitoruar në stacionin Tirana MM ku kemi tejkalim të vlerës vjetore të BE-së në masën 40%.Burimi kryesor i ndotjes nga NO2 në këtë stacion është trafiku.
Nivelet më të larta të ozonit janë monitoruar në stacioni e Shkodrës, Korçës, Tiranës dhe Vlorës”, thekson Raporti i Agjencisë së Mjedisit për vitin 2015.
Cilësia e ajrit është monitoruar në qytetet kryesore të vendit Tiranës, Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës. “Bazuar në të dhënat e monitoruara për vitin 2015 , vlerësohet se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është e një niveli shume të mirë”, thekson raporti.
Ndotësit kryesorë të cilësisë së ajrit urban janë pluhurat me diametër 10 dhe 2.5 mikrometër ( PM10/ PM2.5) e sidomos në dy stacionet monitorues të Tiranës, të Elbasanit e Korçës.
Burimi kryesor i ndotjes nga PM10 në stacionin e Elbasanit dhe Tirana AKM është trafiku pasi dhe stacionet janë instaluar buzë rrugëve me trafik të rënduar ndërsa në stacionin e Korçës burimi kryesor ndotjes nga PM10/2.5 është përdorimi i druve të zjarrit për ngrohjen e banesave.
Ndotja me e larte në këtë stacion është monitoruar në muajit e ftohte të dimrit e sidomos në periudhën Janar-Shkurt dhe Nëntor-Dhjetor.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO