Raporti 3 mujor, BSH: Sistemi
bankar rriti kërkesat për kredi
Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues në tremujorin e parë të vitit 2015, që tregon për shtrëngim të standardeve të kredidhënies të aplikuara nga bankat si për bizneset, ashtu edhe për individët.
Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues në tremujorin e parë të vitit 2015, që tregon për shtrëngim të standardeve të kredidhënies të aplikuara nga bankat si për bizneset, ashtu edhe për individët.
Sipas BSH-së, standardet e kredisë për bizneset u shtrënguan për të dytin tremujor rresht, kryesisht si pasojë e shtrëngimit të standardeve të kredisë dhënë për ndërmarrjet e mëdha. Për sa i përket kredisë dhënë individëve, bankat shprehen për shtrëngim të lehtë të standardeve si për kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.
Ekspertët bankar shpjegojnë se, ecuria e standardeve u ndikua negativisht nga faktorë që lidhen me gjendjen financiare të individëve dhe të bizneseve, kreditë me probleme, si dhe me problemet specifike të sektorit ku operon biznesi. Faktorët që dhanë ndikim të kahut lehtësues në ecurinë e standardeve ishin niveli i konkurrencës në sistemin bankar dhe politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, kushtet kryesore me të cilat bankat zbatuan një politikë shtrënguese për bizneset ishin zgjerimi i marzhit për kreditë me rrezik dhe ulja e madhësisë së kredisë.
Ndërsa kërkesa për kredi, gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, është vlerësuar në rënie për bizneset dhe në rritje më të ulët krahasuar me tremujorin e kaluar për individët. Për bizneset, rënia e kërkesës ka ardhur kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ngadalësimi i kërkesës për kredi nga individët pasqyron ngadalësimin e kërkesës për kredi konsumatore.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?
-
PO
72.7%
-
JO
19.8%
-
NUK E DI
7.5%
Vota total: 757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fundjava pritet të rikthejë shiun, meteorologia: Reshje mesatare pothuajse në të gjitha qarqet
24 Maj, 14:11
-
E bija e denoncoi për abuzim seksual, Gjykata e Durrësit lë në burg babanë! 48-vjeçari mohon akuzat! Refuzohet urdhri i mbrojtjes për 15 vjeçaren
24 Maj, 14:10
-
Vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit opera 'Madama Butterfly' e kompozitorit Giacomo Puccini, produksion i ri nga 'Festival Pucciniano di Torre del Lago'
24 Maj, 13:55
-
Shqipëria bëhet gati të presë turistët! Balla: Gati trupa e ndërhyrjes në rast aksidenti rrugor! Trafiku në pikat e nxehta do monitorohet me dronë
24 Maj, 13:44
-
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat joligjore të mbledhjes së kredive në vonesë: Gati të bashkëpunojmë për hartimin e një rregullatori
24 Maj, 13:40
-
Vrau kushëririn në 2015 për 12 mijë lekë, Gjykata e Apelit i ul 3 vite e 8 muaj burg Granit Shehut
24 Maj, 13:25
-
Tiranë/ U la në burg për skandalin me mikrokreditë, përmbaruesi: Po gjykohem si në komunizëm, jam rrogtar me pagë qesharake
24 Maj, 13:22
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi 9 masat, 4 prej tyre arrest në burg
24 Maj, 13:07
-
Vranë 25-vjeçarin shqiptar në Athinë 16 vite më parë, gjykata e Korçës lë burg dy autorët
24 Maj, 12:52
-
Klubi i Tiranës shkarkon trajnerin Erbim Fagu dhe zv.trajnerin Endri Vrapi
24 Maj, 12:42
-
Aksident në Kuçovë, i riu përplas këmbësorin 17-vjeç! Arrestohet nga policia
24 Maj, 12:39
-
'Jam shqiptar' hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali! Ja ku mund të aplikohet
24 Maj, 12:18