59.009 shqiptarë janë internuar në kampe përqendrimi gjatë regjimit komunist, ndërkohë që 7.022 prej tyre kanë humbur jetën. Të dhënat vijnë përmes raportit vjetor të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i depozituar për shqyrtim në Kuvend.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit, numri i personave të vrarë gjatë diktaturës arrin në 6.027, nga 7.022 që kanë humbur jetën gjithsej në kampet e internimit, ndërkohë që 308 persona kanë humbur aftësitë mendore për shkak të torturave fizike e psiokogjike.
Sipas raportit, në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, me shoqatat e të Përndjekurve Politikë që operojnë në çdo qytet e trevë të Shqipërisë ka nisur një pojekt i regjistrimit të saktë të mijëra qytetarëve të pushkatuar pa gjyq në vitet 1944-1955, emrat e të cilëve nuk gjenden në asnjë arkiv.
Zbardhja e fatit tragjik të këtyrë qytetarëve është një detyrë e domosdoshme e Institutit tonë dhe një hulumtim i saktë mbi numrin e qytetarëve të pushkatur për të dhënat e sakta të shifrës së tyre, çka nuk përputhet aspak me të dhënat e deritashme zyrtare.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO